Ndodh edhe kjo! Elektricisti lë pa drita fshatin që të takohet me të dashurën

Një elektricist nga India është dëbuar nga fshati i tij pasi çdo herë që planifikonte të takonte fshehurazi të dashurën e tij, ndërpriste energjinë elektrike për të gjithë fshatin.

Për javë të tëra banorët e fshatit Ganespurmm u detyruan të “duronin” ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike sa herë që elektricisti takonte të dashurën e tij.

Ndërprerjet e energjisë elektrike ndodhnin sa herë që perëndonte dielli.

Askush nga fshati nuk dinte se çfarë i shkaktonte problemet e shpeshta të energjisë, pasi kompania e energjisë elektrike nuk kishte raportuar për ndërprerje ndërsa asnjë nga fshatrat fqinjë nuk përballej me probleme të ngjashme.

Të indinjuar, shumë nga banorët e fshatit filluan t’i kushtonin vëmendje kohës së ndërprerjes së energjisë elektrike dhe arritën në përfundimin se rryma binte gjithmonë pas perëndimit.

Pas disa ditësh ata kuptuan se ishte elektricisti i fshatit ai që i ndërpriste dritat. Pas zbulimit të fajtorit, dyshohet se banorët e fshatit kanë rrahur elektricistin.

Pasi bashkëfshatarët kuptuan arsyen se pse elektricisti i linte pa drita ata detyruan dy të dashuruarit të martoheshin.

Related Posts

Vjen lajmerimi nga Ambasada e SHBA qe prek te gjithe shqiptaret

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka njoftuar qytetarët shqiptarë që planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit të regjistrohen në programin Smart Traveler Enrollment Program (STEP)…

Lajmi i bujshëm! Shqipëri-Greqi në kohë rekord, kur do të jetë gati autostrada e re?

Mediat greke shkruajnë se boshti rrugor do të lehtësojë aksesin në Shqipëri, si dhe në vende të tjera të Ballkanit jugperëndimor. “Duket se është çështje kohe projekti…

Lajm fantastik për emigrantët dhe familjet e tyre, sapo u njoftua, cdo u ndodhe me leket

Nga Greqia, Italia, Gjermania, Britania e Madhe apo Zvicra, bashkë me 42 vendet e tjera pjesë të Tregut Unik të Pagesave në Euro, shqiptarët që do të…

Horoskopi javor/ Kjo është një nga javët më të rëndësishme të vitit për këto shenja

Dashi Universi po ju thotë se është koha të shikoni vërtet një nga partneritetet tuaja më të rëndësishme, Dashi. Nga njëra anë, tani mund të jeni duke…

Çfarë ndodhi? Katër banorët do të lënë shtëpinë e BBV, ja arsyeja

Selin, Brikena, Mali dhe Miri janë banorët më të vjetër në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Ata kanë 100 ditë në këtë…

Detaje të reja nga vr*sja e Miklovan Dakajt, zbulohet biseda e fundit e 30-vjeçarit shkodran

Mediat spanjolle kanë publikuar detaje të reja rreth vrasjes së Miklovan Dakajt. La Razon shkruan se, 13 maji 2025 ishte hera e fundit që Miklovan Dakaj, u…