Horoskopi ditor, e shtunë 28 dhjetor 2024

Dashi

Dielli do ju furnizojë me energji gjatë kësaj dite, e cila do të jetë mjaft pozitive. Lidhjet sentimentale janë mjaft të favorizuara, ashtu si raportet me miqtë dhe familjarët.

Demi

Kjo e shtunë do ju gjej nervoz, sidomos në dashuri. Jeni të stresuar dhe çdo provokim mund të sjellë një reagim të ekzagjeruar prej jush. Probleme do të ketë në çdo sektor gjatë kësaj fundjave, ndaj mundohuni që të ruani qetësinë.

Binjakët

Përdoreni këtë fundjavë për të sheshuar konfliktet e mundshme në dashuri, apo nëse do ju duhet të bëni paqe me dikë. Yjet do të jenë në anën tuaj, dhe ky është një moment i mirë për ta shfrytëzuar. Do të keni një rikuperim të mirë fizik.

Gaforrja

Duhet t’ia kushtoni gjithë këtë ditë relaksit psikologjik dhe fizik, keni nevojë për të rigjetur veten. Kjo gjë vlen edhe në sektorin e dashurisë, ku kohëve të fundit ka pasur probleme të cilat kanë minuar besimin në çift.

Luani

Parashikohet një ditë aspak në ritmin e duhur, ku nuk do të ndiheni gati në sferën fizike dhe emocionale. Ju duket sikur nuk jeni në gjendje që të vini në zbatim projektet dhe idetë tuaja, për shkak të problemeve të jashtme.

Virgjëresha

Përfitoni nga kjo e shtunë për të shmangur diskutimet dhe për të zgjidhur problemet e lëna pezul, sidomos në dashuri. Mos prisni që të ndodh mrekullia, por mundohuni të sqaroni dyjëzimet që keni.

Peshorja

Kohëve të fundit keni qenë pak të stresuar dhe kjo gjë mund t’iu shtyjë drejt veprimeve të gabuara. Mundohuni që të përfitoni gjatë kësaj fundjave për të rigjetur qetësinë dhe harmoninë e nevojshme për ti parë gjërat në mënyrë sa më objektive. Kjo vlen edhe për dashurinë.

Akrepi

Parashikohet një ditë rikuperimi në çdo drejtim, sidomos në dashuri. Ndjenjat i keni lënë pas dore kohëve të fundit, ndaj ka ardhur koha të riktheheni në lojë pa menduar për të kaluar. Jeni shumë të ndjeshëm dhe kjo gjë mund të bëj që të mos reagoni siç duhet ndaj situatave.

Shigjetari

Ju pret një ditë pozitive, sidomos sa i takon dashurisë. Përfitoni për të kuptuar se çfarë doni vërtetë, për të zgjidhur probleme apo për të bërë zgjedhje të rëndësishme, shkruan noa.al. Lajme të mira pritet edhe sa i takon sferës profesionale.

Bricjapi

Qetësia dhe relaksi duhet të jenë prioritetet e ditës. Pas një jave problematike, përfundoni nga kjo fundjavë për tu rigjeneruar, për të qenë të qetë dhe për të rifituar ekuilibrin. Mos e ktheni më kokën pas.

Ujori

E shtuna do të jetë një ditë tejet negative dhe e mbushur me nervozizëm. Ka ardhur koha që të bëni ndryshime të rëndësishme në jetën tuaj. Në sferën profesionale, nëse nuk jeni të kënaqur me atë që keni, ndryshimi do të sjellë fitimet e pritura.

Peshqit

Dita do të jetë mjaft pozitive dhe paralajmëron një fund muaj të mirë. Duhet ti besoni më shumë instinktit, pasi nuk gabon kurrë, sidomos në dashuri. Mbani larg çdo melankoli të së kaluarës dhe shihni vetëm përpara.

Related Posts

Falja nuk ekziston në botën e tyre! Njihuni me dy shenjat më ha*kmarrëse të horoskopit

Demi dhe akrepi janë dy shenjat më hakmarrëse të horoskopit. Demi: Duke qenë se Demi udhëhiqet nga Venusi, sipas astrologëve kjo shenjë është më e prirur se…

VIDEO që po HABIT rrjetin: Luizi i ngre zërin dhe i b*rtet Kiarës ne shtepi?

Horoskopi ditor, e hënë 24 mars 2025

Dashi (21 Mars – 20 Prill) Sipas horoskopit për të hënën, duhet të jeni shumë të kujdesshëm që të mos bëheni papritur nervozë apo të padurueshëm në…

Horoskopi ditor, e martë 18 mars 2025

Dashi Do ketë shume turbullira sot ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit menduar. Mundohuni te ndryshoni sjellje dhe t’i…

Ndërpritet dasma në Korçë: Nusja bëhet tapë dhe i bën namin burrit

Ajo që supozohej të ishte dita më e bukur e jetës së tyre, nuk ka shkuar ashtu siç mendohej për një çift në Korçë dhe fa;jin për…

VIDEO/ Pamjet nga rruga e re Shëngjin-Velipojë… drejt fundit!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen për rrugën e re Shëngjin-Velipojë. Përmes një postimi në facebook, Rama shkruan se punimet po shkojnë…