Mos dilni pa çadra, reshje shiu në të gjithë territorin! Parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe gradualisht do të shtrihen në të gjithë vendin.

Reshjet parashikohet të jenë me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe në jugperëndim të vendit.

Në Alpe e relievet malore në verilindje-lindje-juglindje duke filluar prej orëve të pasdites reshje bore me intensitet të ulët.

Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/sek, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 12m/s .

Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Related Posts

U futën në det për të shpëtuar një grua që po mbytej por HUMBËN JETËN të katërt

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në bregdetin e Algarrobos në Kili, ku katër persona humbën jetën pasi u përpoqën të shpëtonin një grua që u tërhoq nga…

Preken 40 000 qytetarë! ISSH miraton indeksimin e ri për pensionet, ndryshon baza e llogaritjes për ata që dalin në pension nga 2026

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka miratuar koeficientët e rinj të indeksimit që do të përdoren për përllogaritjen e pensioneve të reja në Shqipëri. Vendimi…

Varrimi i Xhuanës me arkivol të mbyllur dhe nofull të thyer: Ish-vjehrra mollë sherri mes çiftit

Mes dhimbjes së thellë dhe lotëve, sot në Shëngjin iu dha lamtumira e fundit 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila humbi jetën pasi konsumoi fostoksinë. Familjarë, të afërm…

Berisha njofton datën e protestës së radhës

Pas mbylljes së seancës plenare në Kuvend, ku me 82 vota kundër u rrëzua kërkesa e SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku, kreu i Partia Demokratike…

3 shenja të zodiakut që pritet të tërheqin fat financiar këto ditë, sipas astrologëve

Tre shenja të zodiakut duket se do të tërheqin fat financiar gjatë gjithë kësaj jave dhe zgjat deri më 15 mars, veçanërisht pas rikthimit të Jupiterit në…

Dalin pamjet/ Ja si dukej Monika Kryemadhi para ndërhyrjeve

Tashmë që është ulur në karrigen e opinionistes së “Big Brother VIP Albania”, Monika Kryemadhi është kthyer pa diskutim në një nga personazhet më të komentuar dhe…