Rrëmbimi dhe zhdukja e “Koçoles” dhe Sulovarit, ja kush janë autorët e kr*mit! (EMRAT)

Prokuroria e Sarandës ka çuar në gjyq tre persona të dyshuar për rrëmbimin e Leonard Thodhorit i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovarit, ngjarje që ka ndodhur gjatë vitit 2023.

Në bankën e të akuzuarve janë Albi Mecini, Sebastjan Lataj dhe Sofokli Baxherri, të cilëve u ngarkohen tre akuza: rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit, deklarata të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore, si dhe trafikimi i mjeteve motorike.

Hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë, duke përfshirë gjetjen e personave të rrëmbyer dhe identifikimin e të dyshuarve të tjerë që mund të kenë marrë pjesë në këtë rast.

Në 6 prill ishte planifikuar vetëm rrëmbimi i Leonard Thodhorit për shkak të një marrëveshjeje që ka shkuar keq, por ky i fundit pasi ka nuhatur rrezikun, dyshohet të ketë kërkuar ndihmën e Fatmir Sulovarit.

Ky i fundit ka qenë i armatosur me pistoletë. Edhe pse ishin dy, autorët i kanë tërhequr në një “takim-grackë” dy viktimat dhe i kanë dërguar në një grackë të sigurt në Sarandë.

Për ngjarjen, deri më tani është arrestuar vetëm Sofokli Andrea Baxheri, i cili ka qenë ndihmës, ndërsa në kërkim janë shpallur 5 persona të tjerë (2 prej të cilëve me rol kryesor në grup), të cilët dyshohet se janë larguar për në Dubai.

Mes personave të dyshuar për këtë ngjarje është edhe një shtetas me origjinë nga veriu i Shqipërisë.

Related Posts

Profil/ Kush janë ministrat e rinj të kabinetit ‘Rama 4’?

Ndryshimet në qeveri, profilet e ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar, duke vendosur zëvendësime dhe…

‘Për ty është’! Si reaguan banorët kur vunë re zarfin e zi në shtëpi?

Që pas nominimit që Juela bëri në Prime-n e së martës pasi hapi Kutinë e Pandorës, dinamikat kanë qenë të shumta në shtëpinë më të famshme në…

Horoskopi ditor, e premte 27 shkurt 2026

Dashi Planetet janë në anën tuaj dhe dita do të jetë mjaft pozitive. Edhe takimet janë mjaft të favorshme. Pas problemeve të muajve të fundit, tashmë do…

Epstein i ofroi modeles shqiptare avion privat dhe Mercedes 100 mijë € – por ajo që i kërkoi në këmbim do t’ju lërë pa fjalë…

Emri i modeles shqiptare Misse Beqiri është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi përmendet në dosjet e lidhura me financierin amerikan Jeffrey Epstein. Raportimet e mediave britanike…

ZIHEN PËRE CIGARET, Marko godet Shëndritin: Këto janë të miat! (Video)

Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Albania po shpërbëhet dita-ditës, me tensione që arrijnë kulmin pak para Zarfit të Zi, i cili paralajmëroi mundësinë e anulimit…

Lëvizjet e Ramës në Qeveri, REAGON Berisha

Kryetari i Sali Berisha, udhëheqësi i Partia Demokratike, reagoi përmes një videomesazhi ndaj lëvizjes së fundit të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një përpjekje…