Gati për Iuftë? Shqipëria merr nga SHBA sisteme raketore Javelin, ja kur do të bëhet dërgesa e dytë

Ardhja e sistemeve Javelin në Shqipëri, falë bashkëpunimit me aleatin strategjik, SHBA, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura shqiptare. Gjatë një vizite në një nga bazat e Forcave të Armatosura, ku u bë pritja e dërgesës së parë të këtyre sistemeve, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, u shpreh se ardhja e sistemeve antitank Javelin, përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e aftësive mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, duke rritur parandalimin, ndërveprueshmërinë me NAT0-n dhe sigurinë kombëtare.

Ministri bëri të ditur se sapo është kryer dorëzimi i një sasie të parë të sistemeve të lëshimit Javelin dhe raketave përkatëse. Sipas tij, kjo dërgesë është pjesë e një procesi të planifikuar, ndërsa faza e dytë e furnizimit pritet gjatë vitit 2026. Vengu theksoi se kjo ndihmë dhe ky bashkëpunim bilateral me SHBA-në përfshin jo vetëm Shqipërinë, por edhe Kosovën, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të këtij programi për sigurinë rajonale. Ai kujtoi se bëhet fjalë për realizimin e një kërkese të hershme, e cila tashmë po konkretizohet me pajisje moderne antitank të standardeve më të larta. Ministri vuri theksin edhe te roli kyç i bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, i cili mbetet themelor në ndërtimin dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit. Një aspekt tjetër i rëndësishëm, sipas tij, lidhet me aftësimin dhe trajnimin e personelit lu ftarak për përdorimin e pajisjeve dhe teknologjive të përditësuara.

Gjithashtu, Vengu falënderoi për masat e marra në drejtim të infrastrukturës pritëse, duke theksuar se një pjesë e konsiderueshme e punës ka qenë e fokusuar te përmirësimi i kushteve të punës dhe krijimi i standardeve të nevojshme për vendosjen dhe operimin e këtyre sistemeve. “Nëpërmjet dërgesës së parë të sistemeve Javelin dhe asaj të dytë që pritet në vitin 2026, synojmë certifikimin e plotë të një grup-batalioni, duke rritur ndjeshëm gatishmërinë dhe efektivitetin operacional të Forcave tona të Armatosura”, u shpreh ministri i Mbrojtjes.

Related Posts

Horoskopi ditor, e premte 13 mars 2026

Dashi Sfera sentimentale do të ecë mjaft mirë gjatë kësaj dite, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. Mjaft të favorizua janë edhe takimet. Keni nevojë…

Çudit menaxheri: Selin dhe Miri njihen që jashtë Big Brotherit (Video)

Shpesh është diskutuar për Mirin dhe Selin, me gjithë luhatjet e marrëdhënies por edhe të banorit, i cili një herë qante dhe pranonte se e donte dhe…

Veshja e “papërshtatshme” e ambasadores amerikane në takimin me Ramën (Video)

Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Athinë, ka takuar mbrëmë Edi Ramën në Kryeministri. Vizita mbetet misterioze, për sa kohë nuk ka asnjë njoftim zyrtar….

“Kthehu te veset e tua, nëse fiton lekët në kazino”/ Rogerti debaton me Gimbon dhe Selin: Nuk kam pi kurrë hashash, pse preke hundën?

“Kush të akuzoi për hashash o injorant. E shikon sa ordiner je” Debatet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, nuk kanë fund….

‘Çmendet’ moti/ Breshëri ‘mbulon’ aeroportin, anulohen fluturimet

Roma është përfshirë nga moti i keq, ndërsa breshëri ka goditur vendin. Aeroporti Fiumicino në Romë është përmbytur si pasojë re reshjeve, por edhe breshërit masiv duke…

Vendimi për Ballukun trondit Brukselin? Reagon Komisioni Europian për SPAK

Ka një reagim edhe nga Komisionit Europian pas mbajtjes së seancës në Kuvend, ku u rrëzua me 82 vota kundër kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit…