Një aks ident i rëndë rrugor është shënuar në aksin e Skraparit, ku një automjet me disa të rinj ka dalë nga rruga dhe ka mbetur pezull në një zonë të rre zikshme.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të një kamionisti që po kalonte rastësisht aty pranë, u evitua një tr agjedi e mundshme.
Kamionisti Jetnor Merko ka ndalur mjetin e tij sapo ka konstatuar situatën dhe ka lidhur një litar të fortë me kamionin, duke mbajtur të stabilizuar automjetin e aksidentuar deri në mbërritjen e shërbimeve të emergjencës.
Zjarrfikësit dhe forcat e tjera kanë ndërhyrë më pas për nxjerrjen e të rinjve, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar pa pasoja fatale. Autoritetet vlerësojnë veprimin e kamionistit si vendimtar në shpëtimin e jetëve.