Ke ndërmend të blesh makinë? Ja sa më shumë do të paguash tani për zhdoganimin

Qeveria ka marrë një vendim që rrit drejtpërdrejt kostot për qytetarët shqiptarë që blejnë automjete të përdorura. Me udhëzimin e ri të Ministrisë së Financave, të botuar në Fletoren Zyrtare, janë rritur ndjeshëm çmimet e referencës për zhdoganimin e automjeteve, duke sjellë taksa më të larta për të gjitha kategoritë.

Automjetet e përdorura të importuara nga Europa, Koreja e Jugut, Kina apo vende të tjera do të zhdoganohen tashmë me vlera më të larta referuese. Për autoveturat, rritja prek çdo cilindratë. Për mjetet deri në 1400 cc, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 130 mijë lekë në 162.5 mijë lekë, rreth 25% më shumë. E njëjta rritje aplikohet edhe për kategoritë e tjera, ku për 1400–1900 cc vlera shkon nga 200 mijë në 250 mijë lekë, ndërsa për cilindratat më të larta rritjet arrijnë deri në 1 milion lekë për automjetet mbi 4500 cc.

Rritje të ndjeshme pësojnë edhe kamionçinat, furgonët dhe kamionët. Për mjetet deri në 1.5 tonë, pragu minimal rritet nga 400 mijë në 500 mijë lekë, ndërsa për kamionët mbi 15 tonë nga 1.2 milion në 1.5 milion lekë.

Ekspertët e tregut paralajmërojnë se ky vendim do të reflektohet drejtpërdrejt në çmimet finale të automjeteve të përdorura që shiten në vend, duke rënduar më tej xhepin e qytetarëve. Në të njëjtën kohë, politika e re favorizon blerjen e automjeteve të reja, me zero kilometrazh, nga koncesionarët zyrtarë.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës janar–nëntor 2025 janë regjistruar për herë të parë 89.654 mjete, nga të cilat 73.066 janë autovetura. Mbi 80% e tyre janë mjete mbi 8 vite përdorim, çka tregon varësinë e lartë të shqiptarëve nga tregu i makinave të përdorura. Me rritjen e re të doganave, kjo kategori pritet të përballet me kosto edhe më të larta.

Related Posts

Profil/ Kush janë ministrat e rinj të kabinetit ‘Rama 4’?

Ndryshimet në qeveri, profilet e ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar, duke vendosur zëvendësime dhe…

‘Për ty është’! Si reaguan banorët kur vunë re zarfin e zi në shtëpi?

Që pas nominimit që Juela bëri në Prime-n e së martës pasi hapi Kutinë e Pandorës, dinamikat kanë qenë të shumta në shtëpinë më të famshme në…

Horoskopi ditor, e premte 27 shkurt 2026

Dashi Planetet janë në anën tuaj dhe dita do të jetë mjaft pozitive. Edhe takimet janë mjaft të favorshme. Pas problemeve të muajve të fundit, tashmë do…

Epstein i ofroi modeles shqiptare avion privat dhe Mercedes 100 mijë € – por ajo që i kërkoi në këmbim do t’ju lërë pa fjalë…

Emri i modeles shqiptare Misse Beqiri është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi përmendet në dosjet e lidhura me financierin amerikan Jeffrey Epstein. Raportimet e mediave britanike…

ZIHEN PËRE CIGARET, Marko godet Shëndritin: Këto janë të miat! (Video)

Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Albania po shpërbëhet dita-ditës, me tensione që arrijnë kulmin pak para Zarfit të Zi, i cili paralajmëroi mundësinë e anulimit…

Lëvizjet e Ramës në Qeveri, REAGON Berisha

Kryetari i Sali Berisha, udhëheqësi i Partia Demokratike, reagoi përmes një videomesazhi ndaj lëvizjes së fundit të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një përpjekje…