Dita e sotme nuk ka qenë aspak e qetë në shtëpinë më të famshme në “Big Brother VIP 5”. Seno ka patur debate të forta me disa prej banorëve, duke përfshirë edhe banorët që hynë gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Armela dhe Juxhino.
Këtë pasdite, Seno ka debatuar fort me Juxhinon, të cilit në një moment i thotë që të dalë vetë, se ndryshe do e degjenerojë.
“Dil vetë se kam me të degjeneruar. Me dalë vetë se nuk merrem me askënd, vetëm me ty kam me u marrë”, i tha Seno aktorit të njohur të “Portokallisë”.
Ndërkohë me shumë qetësi, Juxhino i përgjigjet: “Shumë mirë, shumë mirë bën”.
Nga ana tjetër, disa prej banorëve u munduan që të qetësonin Senon, që të mos reagonte kaq ashpër.
Seno ka debatuar ashpër edhe me Kristin dhe Angelon, ku me këtë të fundit për pak sa situata nuk u agravua.