Thirrja alarmante e nutricionistit Altin Joka : Nëse ju konsumoni sheqer mbi normën, ja dëmet që i bëni organizmit tuaj

Sheqeri toksinë në trupin tonë, “armë” e shkatërrimit në masë. 80% e produkteve që ne blejmë kanë sheqer në përmbajtjen e tyre.

I ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli për rrezikun që na vjen nga sheqeri.

”Sheqeri mund të konsiderohet si armiku i heshtur me lëndë vrastare që po bëhet motiv i shumë fataliteteve sot në botë” e nis bisedën Altini.

”Unë do thoja që është lëndë vrasëse dhe jo ushqim, pasi bëhet toksinë në trup dhe është shkaktar i obezitetit, disa tumoreve dhe dëmton sistemin kardio-vaskular dhe veshkat” tha më pas ai.

”Një dozë normale ditore e sheqerit në trup, është diku tek 9 lugë çaji për të rriturit, 6 lugë çaji për gratë dhe 3 lugë çaji për fëmijët,

kjo sigurisht tek grupmosha e fundit edhe në përpjestim me peshën.

Ndërsa sipas disa studimeve, doza ditore e konsumimit të sheqerit nga njerëzit sot shkon deri në tre-katër fish më shumë dhe askush nuk e kupton që po rëndon shëndetin e vet” theksoi ai.

I pyetur nga moderatorja se cilat janë disa nga problemet që shkakton në trupin e njeriut përdorimi mbi normë i sheqerit, ai tha:“Përdorimi mbi normë i sheqerit rëndon funksionin e veshkave së pari, më pas dëmton pankreasin, i cili është shkak për depresion, sikurse mund të shkaktojë hiperaktivitet dhe ankth tek fëmijët. Sheqeri është armë e shkatërrimit në masë, ai është përgjegjës për dobësimin e sistemit imunitar, si dhe ndalon përthithjen e kalciumit dhe magnezit”.

Mjeku nutricionist tha dhe se ndikimi i sheqerit shkon deri në atë pikë sa të dëmtohet ADN-ja tek fëmijët e vegjël, apo krijon dhe shton aknet në lëkurë. Një tjetër problem që lidhet po me sheqerin, është përdorimi i pijeve me gaz që kanë sasi të lartë sheqeri. Ndërkohë që duhet të dimë se 80% e produkteve që ne blejmë kanë sheqer në përmbajtejen e tyre.

”Truri i njeriut prodhon në sasi të kontrolluar dopaminë dhe serotoninë, dy hormone që janë përgjegjëse për kënaqësinë, kur një njeri krijon varësi nga sheqeri, trupi e kërkon vazhdimisht dhe këto hormone kanë mbiprodhim” u shpreh nutricionisti.

Por si të largojmë varësinë nga sheqeri? Sipas Altinit, shumica e ushqimeve që përdorim kanë në përmbajtjen e tyre sheqer, ndaj produktet e ëmbla duhet të shmangen duke i zëvendësuar me fruta, perime apo fruta të thatë si hurmat, kajsitë apo rrush të thatë”. Në fund të bisedës ai tha së në Suedi, vendin ku ai jeton, banorët i dinë dëmet e sheqerit dhe janë më të kujdesshëm në përdorim, ndaj janë të gjithë në përmasa normale trupore.

Related Posts

Profil/ Kush janë ministrat e rinj të kabinetit ‘Rama 4’?

Ndryshimet në qeveri, profilet e ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar, duke vendosur zëvendësime dhe…

‘Për ty është’! Si reaguan banorët kur vunë re zarfin e zi në shtëpi?

Që pas nominimit që Juela bëri në Prime-n e së martës pasi hapi Kutinë e Pandorës, dinamikat kanë qenë të shumta në shtëpinë më të famshme në…

Horoskopi ditor, e premte 27 shkurt 2026

Dashi Planetet janë në anën tuaj dhe dita do të jetë mjaft pozitive. Edhe takimet janë mjaft të favorshme. Pas problemeve të muajve të fundit, tashmë do…

Epstein i ofroi modeles shqiptare avion privat dhe Mercedes 100 mijë € – por ajo që i kërkoi në këmbim do t’ju lërë pa fjalë…

Emri i modeles shqiptare Misse Beqiri është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi përmendet në dosjet e lidhura me financierin amerikan Jeffrey Epstein. Raportimet e mediave britanike…

ZIHEN PËRE CIGARET, Marko godet Shëndritin: Këto janë të miat! (Video)

Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Albania po shpërbëhet dita-ditës, me tensione që arrijnë kulmin pak para Zarfit të Zi, i cili paralajmëroi mundësinë e anulimit…

Lëvizjet e Ramës në Qeveri, REAGON Berisha

Kryetari i Sali Berisha, udhëheqësi i Partia Demokratike, reagoi përmes një videomesazhi ndaj lëvizjes së fundit të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një përpjekje…