YouTube ka fshirë dy kanale të njohura që publikonin video të rreme të shkurta për filma, të krijuara me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI). Platforma vendosi të shuajë kjo përmbajtje mashtruese dhe të mbyllë dy kanalet e mëdha: Screen Culture nga India dhe KH Studio nga Shtetet e Bashkuara, të cilat së bashku kishin më shumë se 2 milionë abonentë dhe mbi një miliard shikime.
Këto kanale nuk përdornin AI vetëm për argëtim, por kombinonin skena të krijuara me inteligjencë artificiale me materiale reale nga filma, duke sjellë kështu video që nuk ishin zyrtare dhe mashtronin publikun. Për shembull, kanali Screen Culture publikoi 23 versione të ndryshme të një traileri për filmin “Fantastic Four: First Steps”, dhe disa prej tyre ishin më të shikuara se traileri zyrtar i filmit.
Përplasi për vdekje 65-vjeçarin ndërkohë që drejtonte motomjetin e tij, bie në pranga inspektori i policisë
Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor
“Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues
Vendimi i YouTube-it vjen në një kohë kur inteligjenca artificiale është duke u përdorur gjithnjë e më shumë në industrinë e filmit, duke përfshirë krijimin e përmbajtjeve që mashtrime publikun, për shembull për të simuluar personazhe ose skena që kurrë nuk kanë ekzistuar.