“Dua të fejohem me vajzën tënde”, zbardhet dinamika e vr*sjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Vasel Koçekun, 43 vjeç, dhe Klaudio Lisajn, 20 vjeç, të dy të dyshuar si autorë të vr asjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 20 shkurt të këtij viti në zonën e Gucisë së Re, në njësinë administrative Rrethina.

Vendimi u mor pas kërkesës së Prokurorisë së Shkodrës, e cila kërkoi masën më të rëndë të sigurisë për dy të dyshuarit. Prokurori Albert Murçaj, drejtues i kësaj prokurorie, deklaroi se ndaj tyre ekzistojnë prova të rëndësishme, përfshirë përgjime ambientale, një pjesë e të cilave vijojnë të mbeten sekret hetimor dhe që, sipas tij, përbëjnë bazë të fortë për dyshimet.

Sipas burimeve hetimore, vrasja dyshohet se ka si motiv një konflikt të zgjatur, i lidhur me dëshirën e vi ktimës për t’u fejuar me vajzën e Vasel Koçekut, e cila aktualisht është 16 vjeçe.

Hetimet tregojnë se ngjarja e ka zanafillën rreth tre vite më parë, kur Pavlin Preka i kishte kërkuar familjes Koçeku dorën e vajzës për fejesë. Në atë kohë, vajza ishte 13 vjeçe, ndërsa Preka 17 vjeç. Kërkesa ishte refuzuar menjëherë nga babai i saj, Vasel Koçeku, i cili kishte deklaruar se vajza ishte shumë e vogël.

Megjithatë, sipas burimeve, në vitet që pasuan Preka ka vijuar të shfaqë interes dhe këmbëngulje për vajzën, duke shprehur ndjenjat e tij edhe tek persona të tjerë. Familja Koçeku nuk e ka pranuar kurrë këtë kërkesë, duke e konsideruar të papranueshme për shkak të moshës së mitur të vajzës, ndërsa herë pas here i kishin mbërritur informacione mbi deklaratat e viktimës.

Sipas dyshimeve të prokurorisë, mëngjesin e 20 shkurtit, Klaudio Lisaj, i njohur i viktimës dhe i familjes Koçeku, e ka nxjerrë Pavlin Prekën nga banesa e tij në Guci të Re. Më pas, dyshohet se Vasel Koçeku e ka qëlluar atë me armë zjarri, duke i shkaktuar vd ekjen e menjëhershme.

Trupi i pajetë i 20-vjeçarit u gjet disa orë më vonë nga familjarët, pasi ai nuk u përgjigjej thirrjeve telefonike. Pas ngjarjes, xhaxhai i viktimës deklaroi publikisht se Pavlin Preka nuk kishte konflikte të njohura dhe se jetonte mes Shkodrës dhe Dukagjinit.

Megjithëse të dy të arrestuarit kanë mohuar përfshirjen në krim, gjykata, me vendim të gjyqtares Tefta Xhanari, vendosi lënien e tyre në qelitë e paraburgimit.

Ndërkohë, hetimet për vrasjen e Pavlin Prekës vijojnë, me synim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi Shkodrën dhjetë muaj më parë.

Related Posts

Gimbo në një lidhje serioze jashtë? Flet motra e tij

Rrugëtimi i Dj Gimbo në “Big Brother VIP” po tërheq vëmendjen e publikut, dhe kurioziteti për jetën e tij personale po rritet dita-ditës. Për të folur rreth…

Hëna e re në Peshq/ Zbuloni 3 shenjat që do të ndikohen më shumë

Hëna e re e marsit në Peshq do të shfaqet më 18 mars dhe me të vijnë përfundime, vendime dhe mbyllje të çështjeve të caktuara. Sipas astrologëve…

Ja plani i fshehtë për të eliminuarin mes Gimbos dhe Brikenës sonte…” 👀

Mbrëmja e sotme pritet të sjellë një tjetër surprizë të madhe në shtëpinë e Big Brother VIP. Sipas burimeve dhe aludimeve që po qarkullojnë në rrjet, banori…

“Po vjen një cunami!”/ Çfarë po paralajmëron ministri i Qeverisë Rama: Shqipërinë e pret…

Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi bashkitë e vendit, të cilat do të duhet t’i nënshtrohen ndryshimeve të shumta dhe…

Dron për Gimbon, ai mendon se ia ka dërguar Gjesti. Nuk e di që ndodhet në paraburgim

Nuk është në dijeni se ndodhet në paraburgim, DJ Gimbo Një surprizë nga ajri erdhi në ditën e sotme për DJ Gimbon. Ndonëse nuk shkruhej se nga…

Pas Big Brother-it, rrëfehet Greta: “Babai s’më foli për…”

Greta Kazazi, pas rrugëtimit të saj në “Big Brother Albania”, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku zgjodhi të hapte zemrën dhe të…