Shqiptari i shpëton dëbimit: “E dashura ime nuk jeton dot në Shqipëri!” – vendimi që tr*nditi autoritetet

Armando Iberhasaj ishte dënuar me katër muaj burg për kultivimin e rreth 200 bimëve kanabis. Sipas ligjit, ai duhej të deportohej automatikisht drejt Shqipërisë. Por, Iberhasaj i tha gjykatës në Derbyshire se deportimi nga Anglia do të përbënte shkelje të së drejtës së tij për të krijuar familje me partneren e tij.

Një shtetas shqiptar, emigrant në Angli, i ka shpëtuar deportimit sepse e dashura e tij britanike nuk flet shqip dhe nuk do të përshtatej dot me jetën në Shqipëri.

Armando Iberhasaj ishte dënuar me katër muaj burg për kultivimin e rreth 200 bimëve kanabis. Sipas ligjit, ai duhej të deportohej automatikisht drejt Shqipërisë. Por, Iberhasaj i tha gjykatës në Derbyshire se deportimi nga Anglia do të përbënte shkelje të së drejtës së tij për të krijuar familje me partneren e tij.

Sipas Iberhasajt, e drejta për jetën familjare tejkalon rrezikun kriminal që ai paraqet për shoqërinë, veçanërisht për faktin se ai ka qëndruar më pak se një vit në burg, afat që autoritetet e përdorin për të deportuar automatikisht shkelësit e ligjit.

LEXO EDHE:
I kërkonte Franca, dy ‘skifterët’ shqiptarë kapen në Angli, njërit i vendosin ‘Rolex’ në këmbë
Sipas mediave britanike, Iberhasaj hyri në Angli në mënyrë të paligjshme në vitin 2019. Pak muaj më vonë, ai u arrestua nga policia në një shtëpi bari në Bolsover, në qarkun Derbyshire.

Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë për Emigracionin, Sarah Pinder, tha në gjykatë se “kultivimi i drogës është i dëmshëm për shoqërinë”, por nga ana tjetër argumentoi se deportimi do të ishte “tepër i ashpër” për partneren e tij, e cila nuk flet shqip dhe nuk ka qenë kurrë në Shqipëri.

“Jam dakord se zhvendosja e partneres në Shqipëri do të sillte pasoja të ashpra dhe të pajustifikueshme për të, për faktin se ajo nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë, nuk e ka vizituar kurrë dhe nuk ka jetuar atje,” u shpreh gjyqtarja.

Partnerja e Iberhasajt paraqiti prova në gjykatë se është e pavarur financiarisht, e punësuar dhe e angazhuar në kujdesin ndaj nënës dhe motrës së saj, e cila është diagnostikuar me kancer.

Nga ana tjetër, prokuroria argumentoi se, pavarësisht vështirësive, partnerja e Iberhasajt mund të përshtatej me jetën në Shqipëri edhe pa e ditur gjuhën, njësoj siç bëri vetë Iberhasaj në Angli. Ata theksuan se marrëdhënia kishte nisur në një kohë kur ai nuk kishte asnjë të drejtë ligjore qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar dhe ishte i vetëdijshëm se rrezikonte deportimin.

Për më tepër, prokurorët nënvizuan se drogërat e paligjshme kanë ndikim shumë negativ në shoqëri dhe se furnizuesit dhe shpërndarësit e drogës po shkatërrojnë jetën e qytetarëve britanikë.

Vendimi për të lejuar qëndrimin e Iberhasajt në Mbretërinë e Bashkuar vjen vetëm pak ditë pasi Sekretarja e Shtetit, Shabana Mahmood, propozoi kufizime në përdorimin e dispozitave për të drejtat familjare të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke argumentuar se kriminelët dhe emigrantët e paligjshëm nuk duhet të përfitojnë prej tyre.

Kjo nuk është hera e parë që emigrantët shqiptarë gjejnë artifica ligjore për t’i shpëtuar deportimit nga Anglia

Pak kohë më parë një tjetër emigrant, Klevis Disha, u lejua të qëndrojë në Britaninë e madhe duke përdorur justifikimin se djali i tij hante vetëm mish pule anglez.

Related Posts

Si kurrë më parë, Jonida Maliqi tregon ARSYEN E FORTE të ndarjes nga Romeo dhe ka disa fjalë për të!

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka hapur zemrën dhe ka folur gjatë për një nga lidhjet e saj më të komentuara në publik, atë me aktorin Romeo…

Horoskopi për ditën e sotme, 27 shkurt 2026

Dashi Mund të prisni të kryeni shumë punë sot, edhe pse ndoshta do të preferonit të qëndronit në shtëpi. Keni detyrime për të përmbushur për miqtë dhe…

“Po tejkalohen kufijtë”/ Reagon familja e Mirit ndaj akuzave që po i bëhen këngëtarit!

Së fundmi, familja e banorit të “BBV5”, Mirit ka publikuar një reagim zyrtar lidhur me mënyrën se si ai është trajtuar këngëtari gjatë qëndrimit të tij në…

Sherr me th*ka mes dy të rinjve në Greqi, hυmb jetën 17-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka tr*nditur qytetin e Korinth, ku një 17-vjeçar shqiptar, Aleks Vangjeli, ka hυmbur jetën pas një përleshjeje me një të ri grek. Sipas…

Ndryshimet në kabinet, Rama mbledh qeverinë! Balluku, Vengu e Spiropali i bëjnë të papriturën

Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë një ditë pas ndryshimeve surprizë të cilat i njoftoi në mbledhjen maratonë të grupit parlamentar socialist. Mbledhja e qeverisë ishte parashikuar të…

Profil/ Kush janë ministrat e rinj të kabinetit ‘Rama 4’?

Ndryshimet në qeveri, profilet e ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar, duke vendosur zëvendësime dhe…