Bruce McArthur bënte jetë të dyfishtë. Ai e siguronte jetesën si kopshtar peizazhesh dhe si Babagjysh i një qendre tregtare.
Megjithatë, nën fasadën e tij fshihej një gra bitqar dinak, i cili gjatë shtatë viteve, arriti të vriste burra dhe të fshihte tr upat e tyre në enë bimësh që u përkisnin klientëve të pavëmendshëm.
Vr asësi serial, McArthur, kishte shënjestër burrat e pambr ojtur, të cilët nuk kishin ku të ktheheshin ose po fshihnin veten e tyre nga të dashurit. “Daily Star” shkruan se Bruce kërkonte viktima në lagjen gej të Torontos, duke u përqendruar te azilkërkuesit, përdoruesit e pastrehë të drogës dhe madje edhe te një baba i martuar që e mbante sekret.
Ndërkohë vetë McArthur ishte martuar me Janice Campbell në moshën 23 vjeç dhe së bashku kishin vajzën Melanie dhe djalin Todd. Po pavarësisht kësaj, ai filloi të angazhohej në marrëdhënie me burra gjatë fillimit të viteve 1990.
Bruce përfundimisht ia zbuloi se ksualitetin e tij bashkëshortes, megjithatë ata mbetën nën të njëjtën çati deri në ndarjen e tyre në vitin 1997, pas së cilës ai u zhvendos në Toronto.
Zhdukjet filluan në vitin 2010 kur 40-vjeçari i sapoardhur nga Sri Lanka, u zhduk pasi u pa duke dalë nga një pub me një të panjohur.
Atë vit, Abdulbasir Faizi u zhduk gjithashtu nga Fshati, ndërsa 58-vjeçari Majeed Kayhan u zhduk dy vjet më vonë, raporton “Mirror”.