Producentja Sara Hoxha ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të dyshimtë në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo ka shpërndarë një shprehje që flet për betejat e brendshme: “Shpresoj ta fitosh Iuftën për të cilën nuk i tregon askujt”.
Postimi është shoqëruar në sfond me këngën melankolike “Evergreen” nga Richy Mitch & The Coal Miners.

Ky mesazh ka nxitur kuriozitetin e rrjetit nëse Sara po i referohet një sfide personale që po kalon në heshtje, apo nëse ky është një dedikim për dikë të afërt që po përballet me vështirësi të pathëna.