Një tr*gjedi është regjistruar në Yakutsk,në Rusi, qyteti i njohur për temperaturat ekstremisht të ulëta, kur një automjet i vogël që transportonte pasagjerë u përpIas përmes akullit të lumit Lena, pranë një zone ku hidhen ujërat e ndotura.
Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona humbën jetën, përfshirë një fëmijë të mitur, ndërsa pesë të tjerë u dërguan menjëherë në spital për trajtim.
Temperaturat në këtë rajon të Rusisë, arrijnë rreth -45 gradë celcius, gjë e cila i bën incidentet shumë të rr*zikshme për jetën.
Ekspertët e sigurisë thonë se këto “kalime të paautorizuara” mbi akull janë shumë të rrezikshme, megjithëse akulli duket i fortë dhe i qëndrueshëm.