“Kërkoi vetëm një gotë ujë, përfundoi i shoqëruar me forcë nga Policia: ‘Për çfarë më merr?!’”

Tensione janë shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në Vlorë, gjatë protestës për mungesën prej disa ditësh të ujit të pijshëm, protestë e cila ndërpreu mbrëmjen gala festive të organizuar nga Bashkia e Vlorës në ambientet e Teatrit “Petro Marko”.

Në pamje shihet momenti kur një prej qytetarëve protestues shoqërohet me forcë nga disa efektivë të policisë, teksa ndodhej brenda teatrit. Sipas raportimeve, përveç personit që shfaqet në video, policia ka shoqëruar edhe disa protestues të tjerë, ndërsa situata mes forcave të rendit dhe qytetarëve ka qenë e tensionuar.

Protestuesit u futën në ambientet e teatrit për të shprehur indinjatën e tyre, duke e konsideruar të papranueshme faktin që, ndërkohë që qyteti po përballet prej ditësh me mungesën e ujit të pijshëm, Bashkia organizon evente festive luksoze për fundvitin.

Siç raportohet, forcat e policisë janë futur brenda Teatrit “Petro Marko” për të nxjerrë protestuesit jashtë, çka ka sjellë përplasje verbale dhe shoqërimin e disa personave.

Kujtojmë se më herët qindra qytetarë u grumbulluan para teatrit, duke brohoritur me thirrje si “Duam ujë” dhe “Poshtë qeveria”, ndërsa kërkonin që kryetarja e bashkisë të dilte dhe t’u jepte shpjegime për situatën e furnizimit me ujë.

Qytetarët kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish në protestë paraditen e së hënës para Bashkisë së Vlorës, nëse nuk ka reagim dhe zgjidhje për furnizimin me ujë të pijshëm.

Related Posts

Dron për Gimbon, ai mendon se ia ka dërguar Gjesti. Nuk e di që ndodhet në paraburgim

Nuk është në dijeni se ndodhet në paraburgim, DJ Gimbo Një surprizë nga ajri erdhi në ditën e sotme për DJ Gimbon. Ndonëse nuk shkruhej se nga…

Pas Big Brother-it, rrëfehet Greta: “Babai s’më foli për…”

Greta Kazazi, pas rrugëtimit të saj në “Big Brother Albania”, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku zgjodhi të hapte zemrën dhe të…

“Xhindi godet sërish! Zbulon kush eleminohet midis Gimbos dhe Brikenes

Situata në shtëpinë e Big Brother VIP 5 po bëhet gjithnjë e më e tensionuar, ndërsa deklaratat e fundit kanë ndezur rrjetin. Së fundmi, Xhindi ka zbuluar…

Horoskopi ditor, e martë 17 mars 2026

Dashi Te dashuruarit do i shohin gjerat me një sy tjetër dhe do jene gati te marrin edhe vendime me rëndësi. Do i sqaroni sa hap e…

“Ergys Agasi është parë në Surrel”- Berisha paralajmëron: Së shpejti do t’ia heqin edhe masën e arrestit! Më 22 mars shqiptarët do marrin fatin në duart e tyre

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë për lëvizjet e fundit të Ergys Agasit, i shpallur në kërkim. Teksa iu referua ‘qytetarit…

TR*GJEDI NË TIRANË! Trupi i gruas ende i shtrirë në asfalt, bashkëshorti shpërthen në lot dhe zë kokën me dorë kur e sheh të vd*kur

Pamje të rënda janë publikuar nga ngjarja e regjistruar këtë paradite në kryeqytet, ku në afërsi të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë një grua, identiteti…