E zhdukur prej një muaji nga shtëpia, gjendet e vr*rë 19-vjeçarja/ Policia zbulon detajet e para

Një 19-vjecare është gjendur e vde kur në oborrin e një pallati në Milano.

Sipas familjarëve, Aurora Livoli, ishte larguar prej më shumë se një muaji nga shtëpia. Kontakti i fundit me të kishte qenë mëngjesin e 26 nëntorit, kur ajo u kishte thënë se ishte mirë dhe se nuk kishte ndërmend të kthehej, pa dhënë informacion mbi vendndodhjen e saj.

Karabinierët, publikuan dy pamje nga kamerat e sigurisë ku vajza shihet duke ecur në rrugë pak para se të hynte në një pallat në Via Paruta. Ajo paraqitet
me flokë të errët deri në supe, e veshur me atlete dhe një xhaketë.

Sipas mediave, në pamje, 19-vjeçarja duket e qetë dhe nuk shfaq shenja shqetësimi. Pas saj shihet një burrë i gjatë dhe i dobët, i veshur me një bluzë të bardhë, i cili nuk shfaqet qartë në pamje. Ai është filmuar rreth një orë më vonë duke u larguar nga e njëjta zonë, këtë herë i vetëm. Sipas hetuesve, asgjë në pamje nuk sugjeron ndjekje apo dhunë në atë moment, duke lënë të kuptohet se dy personat mund të njiheshin.

Kur u gjet, Aurora nuk kishte me vete dokumente identifikimi, telefon apo shenja dalluese që mund të ndihmonin në identifikimin e saj. Verifikimet në arkivat e gjurmëve të gishtërinjve (AFIS), kërkimet në qendrat e pritjes dhe dëshmitë e banorëve të zonës nuk dhanë rezultat. Askush nuk deklaroi se e kishte parë më parë në atë lagje.

Për këtë arsye, Prokuroria autorizoi publikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë, çka çoi më pas në identifikimin e saj.

Shkaku i vd ekjes mbetet ende i paqartë. Autopsia, që pritet të kryhet në orët në vijim, do të përcaktojë nëse shenjat e vërejtura në qafë lidhen me vde kjen dhe nëse ato i paraprijnë apo jo asaj, si edhe nëse ka pasur dhunë.

Ndërkohë, hetuesit po punojnë për të identifikuar burrin e parë në shoqërinë e Aurorës dhe për të rindërtuar orët e fundit të jetës së saj.

Related Posts

Gruaja e Mirit lë komentin e saj në videon e këngëtarit me Selin, ja çfarë i shkruan

Duke aluduar se sa ndikim do të ketë kjo letër, avokatja e ftuar në studio u prenoncua edhe mbi aspektin ligjor të Mirit. “Secili ka të drejtën…

Çfarë ndodh me fëmijën nëse kryeni marr*dhënie kur femra është shta’tzënë, mjekët japin lajmin BEFASUES

Midis frikërave të ndryshme qëndron edhe ajo që mund t`i besh keq fëmijës. Rreth 70% e meshkujve që nuk bëjnë dashuri me femrën e tyre shtatzëne e…

Nuk jua ka fajin Shqipëria, por jemi ne shqiptarët që ua fusim njëri-tjetrit dhe të shesim për interes, mendimi juaj?

Nga Anisa Bega Mirë se erdhe në vendin tonë të bukur, Shqipërinë ku të gjithë ankohen, qajnë, ulërasin, ia fusin njëri-tjetrit duke i qeshur në fytyrë, viktimizohen…

Fansat e Big Brother, merrni këtë informacion siç është – ndryshe nga thashethemet!

Sipas burimeve të afërta: 💌 Mateo dhe Brikena nuk kanë shkëmbyer “mesazhe të fshehta” – ata kanë folur bashkë për rreth 1 vit me mesazhe. 🤝 Ata…

E treta e vërteta për Mateon? Çfarë la pas banori më i ri që iu fut shtëpisë së Big Brother VIP

Mateo është banori i radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5 mbrëmjen e sotme. Ai është banori i dytë që futet në shtëpi pas…

Things Women Do Secretly (and Almost Never Admit)

Every woman has habits and little actions that only she knows about. There’s nothing strange or shameful about this. However, some of them are usually hidden—due to…