PAMJET – Gruaja shtiret sikur ka harruar portofolin, merr c’igare e b’irra dhe s’kthehet më

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të pazakontë mashtrimi, ku një grua është paraqitur në dyqanin e saj në zonën e Kinostudios në Tiranë, ka marrë disa produkte, është shtirur sikur ka harruar portofolin dhe ka premtuar se do të kthehej për të paguar, por nuk është kthyer më.

Sipas qytetares, nuk është hera e parë që kjo zonjë përdor këtë metodë. Pas ngjarjes, ajo u informua se e njëjta grua ka ndjekur të njëjtin skenar edhe në dyqane të tjera.

Denoncuesja thotë se gruaja në fjalë ishte bindëse, duke u prezantuar si nëna e farmacistes dhe më pas si nëna e një parukiereje, për të fituar besimin.

Ajo kërkoi produkte që nuk ishin për nevoja bazë, por produkte luksi si cigare, birra dhe pije energjike. Përmes një gjuhe të sjellshme dhe një qëndrimi të respektueshëm, ajo ia doli të marrë produktet në mirëbesim, me premtimin se do të kthehej menjëherë.

Siç shihet në pamjet e dërguara nga denoncuesja, zonja bën sikur kontrollon çantën e saj duke u shtirur se nuk ka portofolin me vete, del jashtë dhe pyet dikë që po e priste nëse ka para, merr përgjigje negative dhe më pas kthehet sërish brenda, merr produktet dhe largohet pa u kthyer më për të sjellë pagesën.

“Më thanë që nuk është hera e parë që ndodh. Unë ja dhashë produktet në mirëbesim dhe e prita gjithë ditën, por ajo nuk erdhi më. Nuk është problemi te shuma, por tek xhesti. Nëse do ishte hallexhie, do kërkonte bukë, jo redbull, birra dhe cigare,” shprehet qytetarja.

Ajo u bën thirrje tregtarëve të tjerë të kenë kujdes, pasi ky mashtrim po përhapet dhe mund të preken edhe të tjerë.

Related Posts

E bukura e Turqisë e thotë me krenari: Jam shqiptare, ja si e uron babën në gjuhën e nënës: Shqiptari im, të dua baba

Cansu Dere i ka uruar ditëlindjen të atit. Eysan’ e njohur sipas serialit Ezel, ka zbuluar se prejardhjen e ka shqiptare nëse bazohemi në urimin që i…

Konfirmohet zyrtarisht data e nisjes së “Big Brother VIP”

Lajmi që të gjithë po e prisnit më në fund ka ardhur! Pas kaq shumë pritjesh, emocionet dhe kurioziteti marrin fund. Big Brother VIP Kosova, edicioni i…

HOROSKOPI I SË HËNËS/ Nga Puna tek Dashuria, java nis plot aventura për këto shenja

Gjatë kësaj jave të mesit të nëntorit – që nis më 10 nëntor – mund të ndjeni një dëshirë të fortë për të bërë ndryshime: po dalin…

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

H0R0SK0Pl I NËNT0RlT 2025 PËR TË GJlTHA SHENJAT. ZBUL0Nl SE ÇFARË KANË REZERVUAR YJET PËR JU

Dashi Dashuria Dashi , këtë nëntor digjet si një zjarr i gjallë në një natë vjeshte. Në marrëdhëniet romantike për shenjën e Dashit , pasioni përzihet me…

Edi Rama i jep goditjen e rëndë Belinda Ballukut, liron nga detyra …

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit një sërë ndryshimesh strukturore në përbërjen e Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK). Këto lëvizje vijnë…