PS nuk ia jep SPAK-ut USB-në e Ballukut, avokati i saj kërkon shtyrjen e mbledhjes

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit është mbledhur që prej orës 10:30 me dyer të mbyllura për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për autorizimin e heqjes së imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku. Mbledhja po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit, mes debateve të forta për mënyrën e administrimit të provave të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme.

Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë këmbëngulur që provat të shqyrtohen vetëm brenda mbledhjes dhe që USB-ja me materialet hetimore të mos u dorëzohet anëtarëve të Këshillit për përdorim individual.

Në kundërshtim me këtë qëndrim, prokurorët e SPAK kanë deklaruar se materiali i përfshirë në USB mund të aksesohet nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe se secili prej tyre ka të drejtë të njihet me provat.

Ndërkohë, avokati i Belinda Ballukut ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes, duke argumentuar se i nevojitet më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen dhe për t’u njohur plotësisht me materialet hetimore. Kërkesa e tij pritet të shqyrtohet nga Këshilli, ndërsa mbledhja vijon me dyer të mbyllura.

Related Posts

Qyteti amerikan që jep 15 mijë dollarë për banorët që shkojnë për të jetuar aty

Detroiti po ofron mijëra dollarë në para të gatshme për të joshur njerëzit të zhvendosen atje, ndërsa zyrtarët përpiqen të ringjallin popullsinë dhe ekonominë e qytetit. Një…

Tregon me fakte! Alfred Cako: Konflikti do zgjerohet, ja kush do i vendosë fatet e botës

Tensionet globale po hyjnë në një fazë gjithnjë e më të rrezikshme, ndërsa zhvillimet e fundit po sinjalizojnë një përshkallëzim që mund të ndryshojë ekuilibrat botërorë. Në…

Mister 200-vjeçar! Gjendet mesazh në shishe – përmbajtja po habit të gjithë

Një ekip studentësh vullnetarë, të udhëhequr nga arkeologu Guillaume Blondet, gjetën një mesazh në një shishe që daton rreth 200 vjet më parë. Grupi është i angazhuar…

Rogerti shpërthen ndaj Mateos: “Du me t’shkly…” – ndërhyn produksioni

Nata që duhej të ishte festive për finalistët e Big Brother VIP Albania është kthyer në një nga momentet më të tensionuara të sezonit. Gjatë darkës së…

47-vjeçari rr*het nga një grup adoleshentësh dhe ndërron jetë para syve të djalit të vogël

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike është regjistruar gjatë natës mes së shtunës dhe të dielës në qytetin e Massa-s, në Itali, ku një 47-vjeçar ka humbur…

Në orët e pasdites priten edhe reshje shiu! Parashikimi i motit

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare hera –…