Sekuestrohet verë me vlerë 3 milion euro në banesën e Agasit

Dhjetëra shishe verë luksoze pa pullë fiskale, me një vlerë të përllogaritur rreth 3 milionë euro, janë sekuestruar në banesën e biznesmenit Ergys Agasi, i shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal që dyshohet se rrëmbente biznesmenë dhe, përmes dhunës, i detyronte ata të hiqnin dorë nga tenderat e AKSHIT.

Burime hetimore bëjnë me dije se verërat janë konstatuar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të cilët kanë njoftuar prokurorin e çështjes. Me urdhër të tij, është vendosur sekuestrimi i menjëhershëm dhe është informuar Drejtoria e Hetimit Tatimor, e cila ka proceduar me bllokimin e shisheve për shkak të mungesës së pullës fiskale dhe dyshimeve për shmangie të detyrimeve tatimore.

Sipas burimeve, një shishe verë kushtonte nga 7 deri në 10 mijë euro dhe bëhej fjalë për verëra të vjetruara nga 70 deri në 100 vjet. Gjatë veprimeve hetimore, është konstatuar edhe një tentativë për ndërrimin e shisheve, por kjo është bërë e pamundur pasi koleksioni ishte fotografuar dhe dokumentuar më herët në mënyrë të detajuar nga grupi i hetimit.

Koleksioni i verërave do t’i nënshtrohet verifikimeve të mëtejshme për të përcaktuar burimin e ligjshëm të pasurisë dhe lidhjen e mundshme me aktivitetin e dyshuar kriminal.

Ndërkohë, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, ndaj të cilëve Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, vijojnë të jenë në kërkim, pasi ende nuk është bërë e mundur kapja e tyre nga autoritetet.

Në të njëjtin procedim penal, Gjykata e Posaçme ka lënë sot në fuqi masën e arrestit në shtëpi për drejtoreshën dhe zv/drejtoreshën e AKSHIT. Vendimi është marrë pas shqyrtimit të kërkesave për ndryshim mase, ndërsa hetimet e SPAK vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës së dyshuar të manipulimit të tenderave.

Related Posts

Horoskopi, e shtunë 20 dhjetor 2025

Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni ashpër me partnerin dhe gjendja do jete…

Horoskopi ditor, e shtunë 20 dhjetor 2025

Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni ashpër me partnerin dhe gjendja do jete…

Alarm në Berat: Autoritetet hetojnë vd*kjen e një burri të gjetur pranë urës

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në Dimal. Rreth orës 08:40, në zonën e njohur si ura e Salillarit, është konstatuar trupi i pajetë…

2026 do të jetë fantastik për këto 3 shenja Horoskopi

Viti 2025 ndoshta nuk do të mbahet mend si një nga vitet më të mira, megjithatë ka një dritë në fund të tunelit për këto tre shenja…

Mami Manjola po Iʋfton me kanc*rin agresiv, ta ndihmojmë të fitojë betejën

KUSH KA MUNËSI TË NDIHMOJË MANJOLËN TË KONTRIBUOJË NË LINKUN E GOFUNDME Manjola është 45 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, dhe prej dy vitesh po zhvillon betejën më…

PS nuk ia jep SPAK-ut USB-në e Ballukut, avokati i saj kërkon shtyrjen e mbledhjes

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit është mbledhur që prej orës 10:30 me dyer të mbyllura për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për autorizimin e heqjes së imunitetit…