Gjysma e shqiptarëve jashtë/ 2.2 milionë shtetas shqiptarë jetojnë jashtë vendit, kryeson Italia

Diaspora shqiptare vijon të zgjerohet dhe të mbetet një nga fenomenet më të rëndësishme demografike dhe ekonomike të vendit.

Sipas vlerësimeve më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), në vitin 2025 numri i shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë llogaritet në rreth 2.25 milionë persona, ose afro 49% e shtetasve shqiptarë gjithsej jetojnë jashtë sipas Botimit Diaspora në Shifra.

INSTAT thekson se, për shkak të mungesës së regjistrimeve të rregullta administrative për largimet nga vendi, diaspora nuk mund të përllogaritet me saktësi absolute. Për këtë arsye përdoren metoda të tërthorta, duke krahasuar të dhënat e regjistrit civil me popullsinë banuese në vend.

Ky vlerësim tregon se diaspora shqiptare ka një profil relativisht të ri dhe ekonomikisht aktiv, me rreth 77% të saj në grup-moshën 15–64 vjeç, ndërsa vetëm rreth 5% janë mbi 65 vjeç, çka e bën atë një burim të rëndësishëm potencial për tregjet e punës në vendet pritëse.

Historikisht, migrimi i shqiptarëve ka qenë i vazhdueshëm dhe i larmishëm, duke nisur që nga shekujt XV–XVI e deri te valët masive pas viteve ’90. Botimi dallon mes “diasporës së vjetër”, të formuar kryesisht para vitit 1944 dhe gjatë periudhës 1945–1990, dhe “diasporës së re”, e cila lidhet me migrimin masiv pas rënies së komunizmit. Në këtë fazë të fundit, destinacionet kryesore kanë qenë Greqia, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Franca.

Të dhënat nga censet ndërkombëtare tregojnë se rreth 1.1 milion persona të lindur në Shqipëri jetojnë sot në 31 vende të Europës, ndërsa rreth 939 mijë shtetas shqiptarë figurojnë si rezidentë në këto vende.

Italia dhe Greqia mbeten dy destinacionet kryesore historike dhe aktuale, të ndjekura nga Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Paralelisht, në vitet e fundit është rritur edhe numri i shqiptarëve që fitojnë shtetësinë e vendeve pritëse, veçanërisht në Itali, Greqi, Gjermani dhe Suedi, duke reflektuar një integrim më të qëndrueshëm afatgjatë.

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ 2.2 milionë shtetas shqiptarë

Një kapitull i veçantë i botimit i kushtohet diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetojnë mbi 206 mijë persona me origjinë shqiptare, të ndarë mes gjeneratës së parë të emigrantëve dhe gjeneratës së dytë të lindur në SHBA. Ky komunitet paraqitet me norma të larta punësimi dhe me një strukturë arsimore të diversifikuar, duke përforcuar rolin e diasporës si faktor ekonomik dhe social me peshë.

INSTAT thekson se publikimi synon të shërbejë si instrument informues për politikëbërësit dhe institucionet, në funksion të hartimit të politikave më të mira për diasporën dhe forcimit të lidhjeve të saj me vendin e origjinës, në një kontekst ku migrimi mbetet një nga sfidat strukturore më të mëdha për Shqipërinë./Marrë nga Monitor

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

“Për herë të parë do të…”- Ledion Liço zbulon detaje për BBVA 5

Numërimi mbrapsht ka përfunduar! Nesër mbrëma, në ekranin e Top Channel, ndizen zyrtarisht dritat e shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri për edicionin e pestë të “Big…

Çfarë është “prerja e flokëve YSL”: Prerja e flokëve të viteve ’70 me volum të pasur që ka përmbytur rrjetet sociale

Çfarë është “YSL haircut”: prerja e frymëzuar nga vitet ’70 me volum të pasur që ka pushtuar rrjetet sociale Kjo prerje retro me tharje ajrore rikthen fuqishëm…

Konfirmohet banori i parë i Big Brother VIP 5, drejtuesi i programit televiziv largohet nga studio: Shihemi te shtëpia!

Produkti Produksioni i Big Brother VIP Albania ka konfirmuar banorin e parë të edicionit të pestë të këtij reality show, raporton noa.al. Angelo Haruni, i cili drejton…

Prerjet më në modë të flokëve për femra që do të dominojnë në vitin 2026

Modelet më moderne të prerjeve për femra që do të dominojnë vitin 2026 Prerjet që do të jenë në qendër të vëmendjes në vitin 2026 vendosin theksin…

Lamtumirë përgjithmonë – Kometa ndëryjore 3I/ATLAS kaloi pranë Tokës për të humbur sërish në Hapësirë

3I/ATLAS po largohet nga Toka me shpejtësi dhjetëra kilometra në sekondë. Ja si e dimë se bëhet fjalë për një kometë Vetëm gjashtë muaj pasi u zbulua…

Zodiaku Ekstrem: Gjërat që duhen dhe nuk duhen bërë për 12 shenjat e zodiakut sot [e shtunë 20.12.2025]

Do’s & Don’ts për shenjat sot, 20.12.2025 Gjërat që duhen bërë dhe nuk duhen bërë për shenjat e zodiakut sot nga Angjelika Manusaki – Zodiaku ekstrem dhe…