Veprime jonormale me dy vajzat e tij, kapet nga policia pasi sinjalizoi e shoqja

Kapet në Kukës një 40-vjeçar i shpallur në kërkim, detaje nga vendimi i gjykatës

Kukës – Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Q. D., 40 vjeç, banues në fshatin Mamëz.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm kishte lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, e cila e ka dënuar me 5 vite e 8 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për vuajtje 3 vite, 6 muaj e 3 ditë.

Sipas vendimit gjyqësor, 40-vjeçari është dënuar për veprat penale “Dhuna në familje”, “Ngacmimi seksual” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ngjarja lidhet me një kallëzim të bërë në prill të vitit 2024 nga bashkëshortja e tij, e cila ka denoncuar ushtrim dhune në familje. Po ashtu, ndaj tij rëndojnë dyshime për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij të mitura.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 14 kapsolla detonatorë, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 granatë ofensive dhe 5 krëhëra automatiku.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme ligjore. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

Si SPAK po fut në unazë klanin ‘Balluku’, para bҽtejës për imunitetin në Kuvend

Një valë e gjerë kontrollesh u krye gjatë ditës së djeshme nga më shumë se 40 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët patën në fokus…

“Kanë ardhur zyrtarët e FBI dhe DEA-s”, paralajmëron gazetarja: Do tronditet politika

Gazetarja Anduela Ndreu, në nje studio televiziv, deklaroi se politika shqiptare do të tronditet “Fakti që këtu kanë ardhur zyrtarët e FBI-së dhe DEA-s amerikane po trondit…

Lorna dhe Seno më pak të votuarit nga publiku, zgjedhin në nominim dy banorë të tjerë

Banori i parë që i shpëtoi nominimit në shtëpinë më ta famshme në Shqipëri është Kristi. Shpëton edhe vazhdon qëndrimin në Big Brother është Kristi vazhdon të…

“‘Do ble tortë për mbesën’ – por klienti mashtron kamarierin! Çfarë ndodhi më pas do t’ju trσndisë…(VIDEO)

Një rast i pazakontë është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania nga një kamarier i një restoranti në Tiranë, i cili tregon se si ka rënë pre…

“Orteku që la dy të vd*kur dhe dy të pl*gosur – shikoni çfarë ndodhi sekondë pas sekonde!”(VIDEO)

Dy persona vd*qën dhe dy të tjerë u pIagosën në një ortek pranë Sardashtit, Azerbajxhani Perëndimor, në Iranin veriperëndimor. 2 dead and 2 injured after an avalanche…

Parashikimi astrologjik për fundin e dhjetorit, perspektiva për secilën shenjë

Ndikimet Planetare dhe Dinamika Javore Në fillim të javës, Hëna në Bricjap sjell një shtytje të fortë drejt konkretësisë dhe kërkimit të stabilitetit, të theksuar nga prania…