Vetëm pak minuta na ndajnë nga starti i edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, reality-show më i madh në vend që premton të mbajë shqiptarët “mbërthyer” përpara ekranit në muajt në vijim.
Gjatë lidhjes direkte për edicionin qendror informativ të Top Channel, gazetarja Doris Sallaku, na ka njohur me risitë dhe çfarë pritet të ndodhë këtë edicion në BBVA.
14 banorë pritet të bëhen pjesë e shtëpisë më të madhe në Shqipëri këtë mbrëmje dhe do të jenë nga fusha të ndryshme si këngëtar, balerinë, podcast-er, aktorë, gazetarë dhe moderator, të cilët do të na shoqërojnë çdo ditë me emocione dhe histori të forta.
Ky edicion do të moderohet sërish nga Ledion Liço, i cili do të shoqërohet nga dy opiniuonistë, Arbër Hajdari dhe risia e këtij sezoni, Monika Kryemadhi.