“Eh mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, aktori i njohur Viktor Zhusti përplaset me Adriatik Lapajn: As më shkon ndërmend të të …

Aktori i njohur Viktor Zhusti ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie me kreun e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Sipas tij, fotoja ishte realizuar vetëm për përdorim personal dhe me premtimin se nuk do të publikohej, por u përdor më pas për qëllime politike, duke e paraqitur padrejtësisht si mbështetës të kësaj force.

Zhusti thotë se publikimi i fotos i ka sjellë shqetësim, reagime negative dhe zhgënjim për shkak të shkeljes së besimit. Ai ka publikuar edhe mesazhe ku i kishte kërkuar Gerti Kames që fotoja të mos postohej, kërkesë për të cilën, sipas tij, kishte marrë garanci.

Ndër të tjera Zhusti i drejtohet Lapajt duke i thënë ‘Më bën përkrahës e simpatizant të partisë e lëvizjes tënde, “Shqipëria bëhet”, gjë që as më ka shkuar ndonjëherë ndërmend’.

Reagimi i plotë i Viktor Zhustit:

Eh, mor LLAPA…

Nuk di a të kam sjellë ndonjë të mirë me dëshirën që të bëje një foto private, kur isha duke kaluar për në shtëpi mbas shfaqjes, por mua, veç dëm e shqetësim më ke sjellë.

Pranova të beje foto vetëm për albumin tënd privat meqë “ kishe shumë simpati si aktor” dhe më premtove që nuk do ta postosh, madje i thashë dhe bashëluftëtarit tënd, artistit të kaq e ka filmave dhe kandidatit për deputet të “Shqipëria bëhet”, djalit të mikut tim të çmuar, Gent Kames, që të mos e postosh

(po vendos dhe mesazhin për të dhe premtimin e tij) por juve, duket e kishit të nevojshme, një shashkë propagandistike për 22 dhjetorin…

Duke e shoqëruar foton me komentin “erdhi na takoi dhe na dha energji pozitive”… më bën përkrahës e simpatizant të partisë e lëvizjes tënde, “Shqipëria bëhet”, gjë që as më ka shkuar ndonjëherë ndërmend, pasi, sipas meje, Shqipëria, vërtet do bëhet, emancipohet, modernizohet, europianizohet, por, VETËM me ata, kundër të cilëve ju, po luftoni me çdo mjet e mënyrë.

Me postimin tënd më ke sjellë mjaft armiqësi, qejf mbetje dhe komente negative, për të cilat nuk kisha nevojë.

Po, nuk është hera e parë që dal i zhgënjyer nga miqësitë e rrugës…

Related Posts

Sëmundja e AIzheimerit/ Ja pjesa e trupit që paralajmëron rrezikun

Sëmundja e Alzheimerit, forma më e zakonshme e demencës, është sinonim i një sërë simptomash shkatërruese dhe dobësuese, duke përfshirë humbjen e kujtesës afatgjatë, harresën, çorientimin dhe,…

Çfarë pritet të ndodhë/ Rama merr masa, ja “lëvizja” e papritur tek Kryeministria…

Ndërtesa e Kryeministrisë është blinduar që prej pasdites së sotme me veshje metalike, parapërgatitje këto për protestën kombëtare të thirrur ditën e nesërme nga Partia Demokratike. Kjo…

SPAK, Rama dhe çështja Balluku, Alfred Cako bën deklaratën e fortë në “Rrethi Katror”: Zv.kryeministrja nuk u sulmua për korrupsion, por… (Video)

Në një periudhë kur tensionet politike në Shqipëri dhe në arenën ndërkombëtare po rriten, opinionistët dhe analistët e çështjeve politike paralajmërojnë zhvillime që mund të ndikojnë jo…

V αjzat shqiρtαre sh esin trυρin në mes të rrugës, “ç’meηdet” shqiptari…

Pros*titucioni është një fenomen i cili çdo ditë e më shumë po bëhet i pranishëm, teksa në Itali disa vajza fotografohen në rrugë, ndërsa shihet qartë qëllimi…

“Nuk më pëlqejnë djemtë që kanë lekë, tradhtojnë…”/ Seno i kthehet Brikenës: Ku e ke adresën e shtëpisë, t’i çoj prindërit me…

Gjatë një bisede me Seno Fishtë, Brikena Selmani ka zbuluar se nuk i pëlqejnë djemtë me lekë shumë, pasi sipas saj, shumica prej tyre tradhtojnë. Seno i…

Miri kishte qejf të flinte në krevat me Selinën? Françeska Murati: Gruaja e tij mund t’i ketë thënë …

Ka mjaftuar një veprim i Kristi Lamajt për ndarjen e krevateve që në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5” të nisnin debatet e…