Gjykata e Korçës ka lënë në fuqi masën e arr estit me bu rg për 67 vjeçarin Rushan Selko, i cili aku zohet se përdh unoi dhe la shtatzanë një 12 vieçare.
Selko sipas policisë së Korçës, ab uzoi seksuaIisht me fqinjën e tij të mitur në muajin gusht. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e 67 vjeçarit në fshatin Piskupat në bashkinë e Pogradecit.
Gjatë kësaj periudhe ai kërcënonte të miturën që të mos tregonte për atë çfarë kishte ndodhur ndërkohë rasti u zbulua nga prindërit e të miturës të cilët vunë re ndryshimet fizike të saj.
Ekzaminimi mjekësor zbuloi se vajza ishte 22-javëshe shtatzënë dhe më pas ajo rrëfeu të gjithë ngjarjen e rëndë.
Organi i akuzus ka kërkuar masën e sigurisë arrest në burg për 67 vjeçarin çka është pranuar edhe nga gjykata. Seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura ka zgjatur më tepër se dy orë.
Burimet brenda seancës gjyqësore bëjnë me dije se 67- vjeçari nuk e ka pranuar që ka abu zuar se ksualisht me të miturën. Ndërkohë, mësohet se vajzës i është marrë kampioni i fetusit për të kryer analizën e ADN-së për të vërtetuar atësinë e fëmijës.
Pritet që pas 2-3 javësh të dalë përgjigja e analizës e cila do hedhë dritë mbi ngjarjen e rëndë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.