Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një fëmijë 4-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e premte, pasi është paraqitur pa shenja jete në spital.
Familja, që banon në Palasë, e ka transportuar fillimisht me urgjencë drejt Orikumit, ndërsa më pas ambulanca e zonës e ka marrë fëmijën, por fatkeqësisht ai ishte tashmë pa shenja jete. Sipas ekzaminimit paraprak, në trupin e të miturit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
4-vjeçari kishte rreth një javë që shfaqte simptoma si temperaturë e lartë, të vjella dhe diarre. Ndërkohë, autoritetet shëndetësore dhe ato mjeko-ligjore kanë nisur ekzaminime më të thelluara për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa rasti vijon të ndiqet me seriozitet nga institucionet përkatëse.