Plagoset në protestë deputeti demokrat (Pamjet)

Deputeti i PD-së Bledion Nallbati dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës pas protestës para Kuvendit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës pas përplasjeve të ndodhura sot mes protestuesve dhe forcave të policisë para godinës së Kuvendit.

Sipas njoftimit zyrtar të Partisë Demokratike, deputeti ka pësuar dëmtime në kokë dhe është shoqëruar drejt spitalit nga kolegët e tij për ndihmë mjekësore.

Nga protestat e sotme raportohet gjithashtu se kanë mbetur të lënduar edhe tetë efektivë të policisë.

Fotot: Bledion Nallbati gjatë përplasjes me policinë (fotot noa.al)

    

Tubimi u shoqërua me tensione, ku pati hedhje sendesh piroteknike dhe objekte të forta, ndërsa forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.

Situata para Kuvendit u karakterizua nga momente të forta tensioni dhe ndërhyrje e shtuar e forcave të sigurisë. /noa.al

Related Posts

Shërbimi Gjeologjik i Kosovës: Tërmeti sonte, me potencial rrezikimin e qytetarëve dhe shkaktimin e dëmeve materiale

Shërbimi Gjeologjik i Kosovës tha se tërmeti sonte, ishre me potencial rrezikimin e qytetarëve dhe shkaktimin e dëmeve materiale Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës…

Tërmet me magnitude 4.9 në Kosovë, ndjehet dhe ne vendet fqinje

Në këto momente, janë regjistruar dridhje toke në vend. Lexuesit kanë raportuar nga lokacione të ndryshme, si nga Prizreni, Prishtina e Fushë-Kosova, që kanë ndjerë dridhje toke…

Horoskopi ditor, e mërkurë 11 shkurt 2026

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë që të bëni mirë dhe të dilni në pah. Kjo gjë do…

“Familja e Balenave” prej guri: Mrekullia 75 milionë-vjeçare që “noton” mbi xhunglën e Tajlandës

Në zemër të Tajlandës verilindore, në parkun natyror Phu Sing Forest Park, ngrihet një nga formacionet më mahnitëse gjeologjike në botë: Three Whale Rock (Hin Sam Wan),…

“Vr*sësi i vajzës sime mburret në burg!”, ulërima e dh*imbjes nga nëna e 13-vjeçares shqiptare

Tragjedia e Aurora Tilës, vajzës 13-vjeçare me origjinë shqiptare që humbi jetën në Piacenza të Italisë, vijon të mbetet një plagë e hapur që refuzon të mbyllet….

Për herë të parë, Partia Demokratike publikon pamje nga përshkallëzimi i protestës para Kryeministrisë

Tiranë, 10 shkurt 2026 – Protesta kombëtare e opozitës, e zhvilluar mbrëmjen e sotme para godinës së Kryeministrisë, u shoqërua me përshkallëzim tensionesh në orët e fundit të…