ZIHEN PËRE CIGARET, Marko godet Shëndritin: Këto janë të miat! (Video)

Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Albania po shpërbëhet dita-ditës, me tensione që arrijnë kulmin pak para Zarfit të Zi, i cili paralajmëroi mundësinë e anulimit të televotimit.

Këtë herë, protagonisti i konfliktit janë Marko dhe Shëndriti, të cilët u përfshinë në një incident për cigaret. Gjatë numërimit të tyre, banorët vunë re se disa cigare mungonin – duket se Shëndriti i kishte marrë. Çështja, që filloi si një debat i thjeshtë, u përshkallëzua shpejt.

Në një moment, Shëndriti i nxori cigaret Markos duke thënë “Ja cigaret, ja”, por i shtrëngoi aq fort sa t’i thyejë qëllimisht. Ky veprim e acaroi Markon maksimalisht.

Banori iu afrua shpejt dhe me tone të ashpra iu drejtua Shëndritit: “Këto janë cigaret e mia, janë të miat.” Konflikti u intensifikua kur Marko e goditi me pëllëmbë në dorën e Shëndritit, duke shkelur rregullat e bashkëjetesës brenda shtëpisë.

Ky incident vjen në një moment të ndjeshëm për produksionin, vetëm pak orë para njoftimit të masave ekstreme me Zarfin e Zi, që do të lexohet këtë të shtunë.

Të gjithë ndjekësit janë vënë në pritje për të parë se si do të reagojë produksioni ndaj këtij sherri fizik dhe tensioneve të shumta që po dominojnë ambientin brenda shtëpisë.

Ndërkohë, dinamika mes banorëve duket se po shpërthen gjithmonë e më shumë, duke lënë të kuptohet se çfarëdo lëvizjeje nga produksioni mund të ndryshojë rrjedhën e lojës. Konfliktet për cigaret duket se janë vetëm një pasqyrë e tensionit më të madh që mbizotëron brenda Big Brother VIP.

Related Posts

Profil/ Kush janë ministrat e rinj të kabinetit ‘Rama 4’?

Ndryshimet në qeveri, profilet e ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar, duke vendosur zëvendësime dhe…

‘Për ty është’! Si reaguan banorët kur vunë re zarfin e zi në shtëpi?

Që pas nominimit që Juela bëri në Prime-n e së martës pasi hapi Kutinë e Pandorës, dinamikat kanë qenë të shumta në shtëpinë më të famshme në…

Horoskopi ditor, e premte 27 shkurt 2026

Dashi Planetet janë në anën tuaj dhe dita do të jetë mjaft pozitive. Edhe takimet janë mjaft të favorshme. Pas problemeve të muajve të fundit, tashmë do…

Epstein i ofroi modeles shqiptare avion privat dhe Mercedes 100 mijë € – por ajo që i kërkoi në këmbim do t’ju lërë pa fjalë…

Emri i modeles shqiptare Misse Beqiri është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi përmendet në dosjet e lidhura me financierin amerikan Jeffrey Epstein. Raportimet e mediave britanike…

Lëvizjet e Ramës në Qeveri, REAGON Berisha

Kryetari i Sali Berisha, udhëheqësi i Partia Demokratike, reagoi përmes një videomesazhi ndaj lëvizjes së fundit të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një përpjekje…

“A të jep nana në Kosovë?”/ Pas motrës së Gimbos, vjen REAGIMI i vëllait të Selin

Afrimi mes DJ Gimbos dhe Selin në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka marrë vëmendje jo vetëm brenda formatit, por edhe jashtë tij, duke përfshirë familjarët…