Ndryshimet në kabinet, Rama mbledh qeverinë! Balluku, Vengu e Spiropali i bëjnë të papriturën

Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë një ditë pas ndryshimeve surprizë të cilat i njoftoi në mbledhjen maratonë të grupit parlamentar socialist. Mbledhja e qeverisë ishte parashikuar të zhvillohej dje, por u zhvendos për sot për shkak të mbledhjes së grupit të PS, në të cilën kryesocialisti Edi Rama bëri me dije shkarkimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, pasi edhe Gjykata Kushtetuese la në fuqi pezullimin e saj.

Tashmë e shkarkuar, Balluku nuk iu bashkua mbledhjes së qeverisë, bashkë me dy ministrat e tjerë që Rama i largoi nga kabineti i tij, Pirro Vengun si ministër të Mbrojtjes dhe Elisa Spiropalin si ministre e Jashtme.

Numrin 2 të qeverisë, kryeministri Rama ia ka besuar Albana Koçiut, e cila vendin në ministrinë e Brendshme ia lë Besfort Lamallarit, që dikur ka qenë zv.ministër i Brendshëm dhe tashmë largohet nga drejtimi i dikasterit të Drejtësisë. Ky post i është besuar Toni Gogut, pozicionin e të cilit do ta zërë deputetja e Vlorës, Eriona Ismaili si Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Në Ministrinë e Jashtme, Edi Rama sjell një diplomat karriere si Ferit Hoxha, ish-ambasador i Shqipërisë në BE dhe OBK. Në Ministrinë e Mbrojtjes do të emërohet Ermal Nufi, deri sot zëvendës sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Nga viti 2021 Nufi ka mbajtur pozicionin e këshilltarit ligjor të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ka shërbyer në pozicione të ndryshme brenda administratës publike shqiptare. Portofolin e Energjisë dhe Infrastrukturës, një nga ministritë më të rëndësishme, ia besoi Enea Karakaçit, dikur vartësi i Ballukut, pasi drejtonte OSHEE-në.

‘Furtuna’ Balluku nuk kaloi pa pasoja. Ramës iu desh të riformatonte qeverinë pa bërë ende 6 muaj nga nisja e mandatit të ri, me 4 hyrje të reja jashtë kabinetit qeverisës.

Tashmë kryeministri Edi Rama do t’i propozojë Presidentit Bajram Begaj shkarkimin e ministrave aktualë dhe emërimin e 7 ndryshimeve të reja. Pasi Begaj të dekretojë shkarkimin dhe emërimin e emrave të rinj të qeverisë Rama, ndryshimet paraqiten për votëbesim në Kuvend (ku duhen 71 vota) dhe më pas ministrat e rinj betohen te Presidenti Begaj për të marrë detyrën.

Related Posts

Si kurrë më parë, Jonida Maliqi tregon ARSYEN E FORTE të ndarjes nga Romeo dhe ka disa fjalë për të!

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka hapur zemrën dhe ka folur gjatë për një nga lidhjet e saj më të komentuara në publik, atë me aktorin Romeo…

Horoskopi për ditën e sotme, 27 shkurt 2026

Dashi Mund të prisni të kryeni shumë punë sot, edhe pse ndoshta do të preferonit të qëndronit në shtëpi. Keni detyrime për të përmbushur për miqtë dhe…

“Po tejkalohen kufijtë”/ Reagon familja e Mirit ndaj akuzave që po i bëhen këngëtarit!

Së fundmi, familja e banorit të “BBV5”, Mirit ka publikuar një reagim zyrtar lidhur me mënyrën se si ai është trajtuar këngëtari gjatë qëndrimit të tij në…

Sherr me th*ka mes dy të rinjve në Greqi, hυmb jetën 17-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka tr*nditur qytetin e Korinth, ku një 17-vjeçar shqiptar, Aleks Vangjeli, ka hυmbur jetën pas një përleshjeje me një të ri grek. Sipas…

Profil/ Kush janë ministrat e rinj të kabinetit ‘Rama 4’?

Ndryshimet në qeveri, profilet e ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar, duke vendosur zëvendësime dhe…

‘Për ty është’! Si reaguan banorët kur vunë re zarfin e zi në shtëpi?

Që pas nominimit që Juela bëri në Prime-n e së martës pasi hapi Kutinë e Pandorës, dinamikat kanë qenë të shumta në shtëpinë më të famshme në…