Si kurrë më parë, Jonida Maliqi tregon ARSYEN E FORTE të ndarjes nga Romeo dhe ka disa fjalë për të!

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka hapur zemrën dhe ka folur gjatë për një nga lidhjet e saj më të komentuara në publik, atë me aktorin Romeo Veshaj.

Në një intervistë të sinqertë për Arbana Osmanin, ajo ka ndarë detaje të pathëna që nga njohja e tyre e parë, diferenca në moshë, arsyet e ndarjes, dhe deri te mirënjohja e thellë që ruan për të sot.

Jonida zbuloi se njohja e tyre nisi pas disa përballjeve rasti si figura publike në evente dhe lokale. “Jemi njohur rastësisht… një herë ishim si figura televizive, jemi përshëndetur nja dy herë,” tregoi ajo. Shkëndija e parë nisi nga një mesazh që Romeo i dërgoi në Instagram: “Nuk e di se çfarë më bëri një batutë në Instagram… tha ‘pse ti ishe ajo e djeshshmja?’ diçka e tillë… ‘Çfarë kompozite!’. Po sigurisht që nga ajo situatë, ti je femër dhe do kthesh një përgjigje.”.

Një detaj mjaft interesant i fillimit të lidhjes ishte fakti që Romeo i kishte fshehur moshën e vërtetë, duke e bërë atë të besonte se diferenca e tyre nuk ishte aq e madhe.

“Këtu u shënjestruam shumë… të them të drejtën më ka gënjyer në fillim për moshën,” rrëfeu Jonida. “E mora vesh gati pas një muaji. Tha ‘unë jam nja 35… po nuk dukem’… Kishim 12 vjet diferencë.”.

Ajo pranoi se kjo ishte diçka e re për të: “Nuk kisha menduar kurrë dhe s’kisha patur kurrë një qasje për djem më të rinj në jetën time… Pati një revolucion shumë të madh, njerëzit kishin kuriozitet po në të njëjtën kohë gjykonin.”.

Pavarësisht ndjenjave, lidhja përfundoi pasi Jonida ndjente se po e ngarkonte të riun me një përgjegjësi më të madhe se ç’duhej në atë fazë të jetës së tij. “Nuk doja të mbaja një barrë… Ai kishte nevojë për eksperiencat e tij personale, jo vetëm fizike, por edhe mendore… mendoja që po i bëja shumë presion,” shpjegoi ajo.

Ajo theksoi se ishin të dy në faza të ndryshme: “Qeniet në qendër të vëmendjes, të rritur artistikisht, një djalë që jo është në fillimet po po evoluon… nuk gjeja forcë… kisha fokus Danin”.

Për më tepër, ajo theksoi frikën e saj nga konfliktet e mundshme: “Nuk doja t’i tregoja se cila ishte rruga më e mirë… mendoja që do kishte një moment që do i rrëshqiste këmba dhe nuk doja prapë të kisha drama në jetën time.”.

Pavarësisht ndarjes, Jonida flet me shumë superlativa për Romeon. “Ka qenë një periudhë shumë e bukur e jetës time… e kujtoj me dashamirësi sepse i kemi ruajtur raportet dhe kjo është e rëndësishme,” u shpreh ajo, duke theksuar se urojnë njëri-tjetrin për çdo gëzim e ditëlindje familjare.

Ajo madje pranoi me keqardhje: “Do kisha dashur që edhe me babain e Danit të kisha patur këtë raport që kam me Romeon sot e kësaj dite, me familjarët e tij.”.

Ajo çfarë e bën Jonidën t’i jetë pafundësisht falënderuese aktorit, është lidhja që ai krijoi me djalin e saj. “Jam shumë mirënjohëse sepse ka qenë një ndër partnerët e vetëm që ka bërë shumë për Danin… Kanë qenë shumë të lidhur bashkë dhe Dani sot e kësaj dite e përmend,” tregoi këngëtarja.

Si shembull të këtij përkushtimi, ajo ndau një histori nga koha kur përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision: “Mbaj mend që kur unë fitoj Eurovision-in, më duhej 6 muaj të lëvizja nëpër Eurovision Tour. I thoshte mamit: ‘Bëj Danin gati se do ta nxjerr’. E merrte e nxirrte në park lojërash me prindërit e tij. Një gjë shumë e rrallë për mentalitetin shqiptar.”.

Në mbyllje, ajo theksoi se përtej imazhit televiziv, Romeo i ka treguar virtyte të vërteta. “Në këtë rast më duhet ta falënderoj publikisht për atë periudhë… Ajo çfarë është më e rëndësishme është që i kemi lënë kujtime shumë të bukura.”.

Related Posts

Horoskopi për ditën e sotme, 27 shkurt 2026

Dashi Mund të prisni të kryeni shumë punë sot, edhe pse ndoshta do të preferonit të qëndronit në shtëpi. Keni detyrime për të përmbushur për miqtë dhe…

“Po tejkalohen kufijtë”/ Reagon familja e Mirit ndaj akuzave që po i bëhen këngëtarit!

Së fundmi, familja e banorit të “BBV5”, Mirit ka publikuar një reagim zyrtar lidhur me mënyrën se si ai është trajtuar këngëtari gjatë qëndrimit të tij në…

Sherr me th*ka mes dy të rinjve në Greqi, hυmb jetën 17-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka tr*nditur qytetin e Korinth, ku një 17-vjeçar shqiptar, Aleks Vangjeli, ka hυmbur jetën pas një përleshjeje me një të ri grek. Sipas…

Ndryshimet në kabinet, Rama mbledh qeverinë! Balluku, Vengu e Spiropali i bëjnë të papriturën

Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë një ditë pas ndryshimeve surprizë të cilat i njoftoi në mbledhjen maratonë të grupit parlamentar socialist. Mbledhja e qeverisë ishte parashikuar të…

Profil/ Kush janë ministrat e rinj të kabinetit ‘Rama 4’?

Ndryshimet në qeveri, profilet e ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar, duke vendosur zëvendësime dhe…

‘Për ty është’! Si reaguan banorët kur vunë re zarfin e zi në shtëpi?

Që pas nominimit që Juela bëri në Prime-n e së martës pasi hapi Kutinë e Pandorës, dinamikat kanë qenë të shumta në shtëpinë më të famshme në…