Projeksionet/ Sa mund të arrijë rritja maksimale e çmimit të naftës në Shqipëri?

Kriza e krijuar nga tensionet në Lindjen e Mesme pritet të reflektohet menjëherë në tregun shqiptar të karburanteve, ku përfaqësues të Shoqatës së Hidrokarbureve paralajmërojnë një rritje me 20 lekë për litër brenda 2 ditëve.

Po ashtu, ata parashikojnë një rritje maksimale deri në 30–40 lekë për litër në ditët në vijim, por shtojnë se këto çmime do të jenë provizore, në varësi të ecurisë së konfliktit.

Tregu i naftës në Shqipëria varet tërësisht nga importet, ndërsa parashikimet për një rritje deri në 30 – 40 lekë për litër bazohen jo vetëm në mbylljen e ngushticës së Hormuzit, ku kalon pothuajse 20 % e naftës së botës, por edhe me sulmet në rafineritë e Arabisë Saudite, duke sjellë rritje të kostove të importit dhe pasiguri për furnizimet ndërkombëtare.

Ndërkaq, përfaqësuesit e shoqatës shpjegojnë edhe arsyet se përse rritja e çmimit reflektohet menjëherë dhe nuk lidhet me rezervën e sigurisë. Sipas tyre rritja ndodh çdo ditë në çmimet me shumicë dhe është pikërisht kjo sasi që del në treg, çka bën që të aplikohet menjëherë edhe në çmimet me pakicë.

Të njëjtit përfaqësues thonë se depozitat ndodhen në zona të lira ekonomike dhe janë të mbrojtura në bursë. “Depozitat janë fizike dhe jo në valutë. Aktivizimi i tyre në këtë moment mund të sjellë edhe falimentim të kompanive”, – shprehen përfaqësues të shoqatës.

Legjislacioni në fuqi përcakton se rezerva e sigurisë shërben për mbulimin e nevojave të konsumit kombëtar në periudha krize dhe situatash të jashtëzakonshme brenda territorit të vendit.

Po ashtu, ligji specifikon se rafineritë e naftës dhe shoqëritë e tregtimit me shumicë të naftës, gazit natyror dhe nënprodukteve të tyre janë të detyruara të mbajnë rezerva sigurie, të barabarta me 30 ditë mesatare shitjeje, sasi që llogaritet duke u mbështetur në të dhënat dhe rezultatet faktike të veprimtarisë së vitit të mëparshëm./Scan

Related Posts

Horoskopi i parave për muajin mars: Shenjat e zodiakut që do të kenë më shumë fat

Dashi Sa gjatë do të vazhdoni t’i mbani zakonet e këqija që ju pengojnë të jeni produktivë ose të suksesshëm sa duhet? Eklipsi hënor më 3 mars…

Irani nis raketat drejt Shqipërisë?! Vjen përmbysja e madhe, eksperti zbulon detajet tronditëse

Tensionet ndërkombëtare dhe zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme kanë rikthyer në vëmendje edhe sigurinë e Shqipërisë. Eksperti i çështjeve të sigurisë, Nefail Emini, në një…

As që mendohej! Sonte në BBVA hyn ish i dashuri i Brikenës

Mbrëmja e sotme pritet të jetë një nga më të zjarrtat në historinë e Big Brother VIP, pasi në orën 21:00 do të ndodhë ajo që prej…

Tr*gjedi në Itali! – Makina përplaset me kamionin e fruta-perimeve, hυmb jetën një i ri shqiptar…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Siçili të Italisë, ku një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën tr*gjikisht në aksident rrugor, kurse të pl*gosur mbetën edhe disa të…

Gruaja e Mirit hyn sonte në BBVip 5? Postimi saj që mori gjithë vëmendjen

Pas ngjarjeve të fundit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, ku Miri ka qenë protagonisti i disa situatave që trazuan ujërat brenda shtëpisë, rrjetet sociale u…

E rëndë në Itali! Fati i një 10-vjeçari shqiptar lë pas shumë pikëpyetje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Foggia të Italisë, ku ka h*mbur jetën aksidentalisht një fëmijë shqiptar teksa ishte duke luajtur pranë një shatërvani. Alesio 10-vjeçar,…