Shefi i sapoemëruar i Mbrojtjes së Iranit, Seyed Majid ibn al-Reza, raportohet se ka humbur jetën në sulme ajrore izraelite, vetëm dy ditë pas lajmeve për vr*sjen e paraardhësit të tij, Amir Nasirzadeh.
Sulmet janë pjesë e një operacioni të gjerë ushtarak SHBA-Izrael, që sipas raportimeve po shënjestron objekte ushtarake dhe strategjike iraniane. Fushata është përshkruar si një nga më të gjërat në dekadat e fundit.
Raporte të mëparshme kanë konfirmuar se edhe ish-komandanti i Gardës Revolucionare, Mohammad Pakpour, ishte mes viktimave, duke iu referuar burimeve të mediave të huaja.
Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi operacionin, të quajtur “Operation Epic Fury”, si një masë parandaluese kundër kërcënimeve që burojnë nga programet bërthamore dhe raketore të Iranit.
Nga ana e tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se fushata ushtarake synon të mbështesë popullin iranian “në formësimin e së ardhmes së tij”.
Deri tani, autoritetet iraniane nuk kanë dhënë një konfirmim të plotë zyrtar mbi këto raportime, ndërsa situata në rajon mbetet e tensionuar dhe në zhvillim.
