Tensionet ndërkombëtare dhe zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme kanë rikthyer në vëmendje edhe sigurinë e Shqipërisë.
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Nefail Emini, në një lidhje direkte për emisionin Vip Magazine, ka ngritur alarmin duke paralajmëruar se vendi ynë mund të përballet me rreziqe të paparashikuara në rast të përshkallëzimit të konfliktit mes Iranit dhe kundërshtarëve të tij politikë.
Sipas Eminit, prania në Shqipëri e anëtarëve të opozitës iraniane, të njohur si MEK, e vendos vendin potencialisht në hartën e tensioneve gjeopolitike.
Ai theksoi se në një skenar ekstrem konfliktesh rajonale, Irani mund të konsiderojë objektiva simbolike jashtë territorit të tij, duke përfshirë edhe vende që strehojnë kundërshtarët politikë të regjimit.
Megjithatë, eksperti nënvizoi se bëhet fjalë për një skenar hipotetik sigurie, ndërsa autoritetet shqiptare dhe partnerët e NATO-s mbeten në monitorim të vazhdueshëm të situatës. Paralajmërimi ka nxitur debat mbi nivelin e mbrojtjes dhe masat që duhet të ndërmerren për garantimin e sigurisë kombëtare në një periudhë tensionesh globale në rritje,