Euro “zhytet” si kurrë më parë, dollari amerikan kërcen brenda ditës

Euro ka zbritur në nivelin më të ulët historik përballë lekut, ndërsa dollari amerikan ka shënuar një forcim të ndjeshëm brenda vetëm një dite, duke reflektuar luhatje të forta në tregun e këmbimit valutor.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, një dollar amerikan u këmbye mesatarisht me 82.89 lekë, nga 82.03 lekë që ishte një ditë më parë. Brenda 24 orësh, monedha amerikane fitoi më shumë se 0.8 lekë, duke regjistruar një nga lëvizjet më të forta ditore të muajve të fundit.

Në të njëjtën kohë, euro vijon rënien dhe u këmbye mesatarisht me 96.19 lekë, nga 96.32 lekë një ditë më parë. Me këtë nivel, monedha europiane prek minimumin historik në raport me lekun, duke konfirmuar trendin e zgjatur rënës që ka nisur prej disa vitesh.


Forcimi i lekut ndaj euros dhe luhatjet e forta të dollarit tregojnë një treg valutor gjithnjë e më dinamik, ku faktorët ndërkombëtarë dhe flukset valutore në vend po ndikojnë drejtpërdrejt në kursin e këmbimit.

Zhvillimet e fundit pritet të kenë ndikim si në importet e paguara në dollarë, ashtu edhe në kursimet dhe kreditë e denominuara në euro, në një moment kur monedhat e huaja po përballen me presion të vazhdueshëm kundrejt lekut, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Një shqiptare pritet të bëhet Zonja e parë e Baden-Württembergut në Gjermani

Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Württemberg më 8 mars 2026, me 30.2 përqind të votave. Me këtë rezultat, partia, e udhëhequr nga kandidati kryesor Cem…

Si u bë doganieri i Kakavijës pronar resorti dhe përfitues i 15 mijë metrave katrorë nga Dhërmiu në Karaburun?

Alket Hyseni, xhambazi i task-forcës së Bablokut që grabiti 15 mijë metra katrorë në Dhërmi, figuron në dosjen penale 266/2016 për 342 hektarët e bregdetit dhe prej…

Tentativë për vr*sje me bombë ndaj kryetarit të bashkisëi: Dy persona të arrestuar

Një incident i rëndë sigurie është parandaluar në Nju Jork, pasi autoritetet njoftuan se një plan për të vendosur pajisje shpërthyese pranë rezidencës së kryetarit të bashkisë,…

Shpërthen Lindja e Mesme, Irani sulmon Azerbajxhanin, Kurdet gati OFENSIVEN!!!

Tensionet në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Kaukazit po rriten ndjeshëm, duke ngritur alarmin për një përshkallëzim të ri të konfliktit. Raportimet për përplasje dhe…

E fundit/ Rama “trondit” me lajmin që sapo dha për Ballukun

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se Belinda Balluku do të vijojë të drejtojë qarkun e Fierit, edhe pas largimit të saj nga detyra e zv.kryeministres. Duke folur…

Gazetare e korruptuar APO jo?! Ditën mori tendera publikë me 3 kompani të burrit, natën jep mendime për korrupsionin

Gazetaret investigative Ola Xama dhe Klodiana Lala shfaqen shpesh darkave në sofrat televizive, duke dhënë mendimin e tyre për dosje të bujshme të SPAK-ut, korrupsionin, krimin, pastrimin…