Dalin pamjet tr*nditëse! Si u përfshi reperi i njohur në incidentin me gazetarin – video që po bën xhiron e rrjetit…

Reperi Mossi (Gramos Krasniqi) është vënë në pranga nga policia e Kosovës pas dhunës fizike kundrejt gazetarit Burim Pacolli.

Sulmi ndodhi disa ditë më parë në Prishtinë kur gazetari është sulmuar prej reperit dhe dy personave të tjerë, të cilët gjithashtu janë arrestuar. Shkak ishte një video e postuar në Instagram-in e Pacollit ku ai kishte renditur disa prej “diss”-eve më të forta të reperëve shqiptarë në emisionin e Meriton Mjekiqit, ku kishte veçuar Butën (Betim Januzin), i cili i ka kushtuar një të tillë Mossit.

Sakaq, kanë dalë edhe pamjet kur Mossi me dy të tjerë rrahin gazetarin Burim Pacolli.

Prej kohësh, mes Butës e Mossit ekziston një rivalitet dhe të dy janë kundërpërgjigjur me vargje këngësh.

Menjëherë pas sulmit ndaj Pacollit, Mossi reagoi në rrjetet sociale duke thënë se ai kishte refuzuar të zhvillonte një intervistë me të, ndaj kjo e kishte bërë gazetarin të reagonte ndaj tij.

Ai vuri gjithashtu në diskutim punën e gazetarit, i cili para këtij postimi kishte ndarë edhe një video të këngës së re të Mossi-t ku komentonte se prej kohësh, reperi nuk sjell më risi në tekst e muzikë.

“Duhet t’i japësh kohë ose edhe vit tjetrit që ta kritikosh përsëri, jo çdo projekt ende pa dalë mirë se ashtu është shumë e tepërt dhe personale”, shkruante Mossi në postim. “Mendove se si gazetar që je, je i paprekshëm e i mbrojtur”, vijonte ai duke përmbyllur se “s’do të jesh asnjëherë i paprekshëm”.

Por në reagimin zyrtar të vetë Pacollit, ai hidhte poshtë se sherri kishte të bënte me refuzimin e ftesës. Kjo vetëm nxiti një reagim tjetër nga Mossi që shkroi “dua gjak e mish” duke e kërcënuar haptazi, ndërsa më vonë i dërgoi edhe mesazhe gazetarit duke i thënë se “7 minuta ke për të fshirë atë postim edhe mos të më përmendësh më kurrë, sa të jetë jeta e gjatë më ke borxh, mbaje mend”.

Me arrestimin e reperit, pritet të shihet se çfarë do të vendosin organet e drejtësisë për rastin.

Related Posts

Rama boton libër për Ramazan

Tiranë – Kryeministri i vendit, Edi Rama, prezantoi sot librin e tij më të ri, me titull “Në Sofrën e Hënës”, në një aktivitet ku morën pjesë…

“Prehu në paqe” – U nda nga jeta pasi i ati i mori diçka që ndryshoi gjithçka… Detajet janë tr*nditëse!

Një pushim që përfundoi në tragjedi Një moment i zakonshëm mes babait dhe foshnjës së tij u kthye në një ngjarje të rëndë. Në Anápolis, rreth 55…

REAGIM I ASHPER! Familja e Juelës ‘SHPERTHEN’ keq ndaj Selinit ‘Ti Selin je një…’

Mbrëmjen e djeshme Selin i është drejtuar në një moment Juelës duke i thënë se ndoshta tani nuk ka as respektin e familjes, jo më të banorëve…

Lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinj, mbyllen shkollat, mbi 600 raportime për dëme

Një tërmet i fortë u ndje në zonat e Catanias, Mesinës dhe Sirakuzës në Itali rreth orës 7:05 të mëngjesit të sotëm. Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe…

E tr*shtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur (Emri)

Modelja dhe aktorja Annabel Schofield ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare, pas një beteje me kancerin në tru. Ajo ishte shtruar së fundmi në Los Angeles dhe…

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Mars 2026 – Zbulo surprizën që të pret!

Dashi Në dashuri po afron një periudhë e rëndësishme, ku duhet të kuptoni ndjenjat e vërteta të partnerit/es. Gjatë kësaj kohe duhet kujdes dhe qetësi në raport…