“Ia mora paratë për t’ia ruajtur”, modelja e 0nIyFans denoncon të dashurin e saj shqiptar për ‘vjedhje’

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar nga policia italiane me akuzën se ka grabitur të dashurën e tij, modele në platformën OnlyFans, ka dhënë një version krejt ndryshe të ngjarjes para gjykatës në Rimini.

Gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Rimin-it, i riu, i asistuar nga avokati Giuliano Renzi, mohoi kategorikisht akuzën e grabitjes, duke pretenduar se kishte marrë rreth 8600 euro dhe çelësat e makinës së partneres vetëm për t’i ruajtur, pasi banesa e saj në katin përdhe kishte mbetur me dyer të hapura, raportojnë mediat italiane.

Sipas dëshmisë së tij, çifti kishte dalë për të pirë diçka në bar, ndërsa kishin lënë shtëpinë të hapur që qentë të dilnin në oborr. Ai tha se, për shkak të situatës së pambrojtur, kishte marrë paratë dhe çelësat për siguri.

23-vjeçari pranoi se gjatë mbrëmjes kishin konsumuar alkool dhe kishin nisur një debat për motive xhelozie. Ai deklaroi se partnerja i kishte hedhur një koktej në fytyrë dhe se, për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit, kishte vendosur të flinte në makinën e saj. Më tej pretendon se vajza kishte zbritur në rrugë me një tapashkruese në dorë, duke goditur xhamin e automjetit dhe duke bërtitur, çka sipas tij bëri që fqinjët të njoftonin policinë.

I riu shtoi se ishte larguar me ndihmën e një miku dhe se kishte tentuar t’u shmangej efektivëve për shkak se ndaj tij ishte në fuqi një ndalim qëndrimi në Rimini.

Gjyqtarja Raffaella Ceccarelli e konsideroi të besueshëm versionin e tij, edhe në dritën e profilit të 28-vjeçares, e cila rezulton e njohur nga autoritetet për shoqëri me persona me precedentë në fushën e narkotikëve dhe për përfshirje në konflikte të mëparshme.

Në përfundim të seancës, gjykata konfirmoi arrestimin, por vendosi lirimin e 23-vjeçarit, duke i vendosur masat: ndalim afrimi ndaj partneres, detyrim qëndrimi jashtë rajonit, byzylyk elektronik dhe rikonfirmim të ndalimit të qëndrimit në Rimini.

Ngjarja mbetet në hetim për të zbardhur plotësisht dinamikën e asaj që ndodhi mes çiftit.

Related Posts

Moti bën kthesën drastike për nesër, ja çfarë do ndodhë pas disa orësh

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet…

Hiqen si ortakë por Rogerti nuk ia ka besën: Miri me zor po priste që unë të dilja..

Si kurrë më parë, dicka e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në prime-n e Big Brother VIP kur Rogerti doli nga shtëpia për t`u ballafaquar sy më…

U rrëzua nga tarraca e azilit duke soditur natyrën, humb jetën 72-vjeçarja

Ka ndërruar jetë sot, më 4 mars, shtetasja Sheqere Zeko, 72 vjeçe, banuese në Azilin e Pleqve në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, kur e…

Raketat sipër kokës mbi Dubai! Ja sa paguajnë të pasurit për t’u arratisur me avionë privatë nga Dubai

Çmimet e fluturimeve me avionë privatë për evakuimin e qytetarëve nga vendet e Gjirit Persik kanë shënuar rritje të ndjeshme, ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme vijon…

Shtëpia e Bardhë: Brenda pak ditëve do të kemi nën kontroll të plotë hapësirën ajrore të Iranit

Shtëpia e Bardhë: SHBA merr kontrollin e hapësirës ajrore të Iranit, mbi 20 anije të regjimit iranian janë goditur Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se forcat amerikane…

Pse aleatët e NATO-s po distancohen nga Iufta e SHBA-së në Iran (me përjashtim të Holandës dhe Shqipërisë)

Giuseppe Sarcina – Corriere della Sera Në takimin e djeshëm të Aleancës në Bruksel, përfaqësuesi i SHBA-së, Scott Oudkirk, kërkoi mbështetjen e partnerëve. Turqia dhe Spanja ishin…