U rrëzua nga tarraca e azilit duke soditur natyrën, humb jetën 72-vjeçarja

Ka ndërruar jetë sot, më 4 mars, shtetasja Sheqere Zeko, 72 vjeçe, banuese në Azilin e Pleqve në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, kur e moshuara është rrëzuar nga tarraca e institucionit, nga një lartësi prej rreth 7 metrash.

Dyshohet se 72-vjeçarja ndodhej në tarracën e azilit duke soditur natyrën në momentin kur ka rënë, duke pësuar fraktura në shpatull dhe në këmbë.

Pas incidentit, e moshuara u dërgua fillimisht me autoambulancë në Spitalin e Gjirokastrës. Pas ekzaminimeve të para, gjendja e saj u raportua fillimisht si e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Megjithatë, rreth një orë më vonë, gjendja fizike e 72-vjeçares është rënduar ndjeshëm. Mjekët e Gjirokastrës vendosën nisjen e saj për trajtim më të specializuar drejt Spitalit Memorial të Fierit.

Lajmi për ndarjen nga jeta është konfirmuar nga Spitali Memorial i Fierit. Mësohet se Sheqere Zeko ka mbërritur pa shenja jete në Pavionin e Traumës në këtë spital, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve gjatë transportit me autoambulancë.

Related Posts

Moti bën kthesën drastike për nesër, ja çfarë do ndodhë pas disa orësh

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet…

Hiqen si ortakë por Rogerti nuk ia ka besën: Miri me zor po priste që unë të dilja..

Si kurrë më parë, dicka e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në prime-n e Big Brother VIP kur Rogerti doli nga shtëpia për t`u ballafaquar sy më…

“Ia mora paratë për t’ia ruajtur”, modelja e 0nIyFans denoncon të dashurin e saj shqiptar për ‘vjedhje’

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar nga policia italiane me akuzën se ka grabitur të dashurën e tij, modele në platformën OnlyFans, ka dhënë një version krejt ndryshe…

Raketat sipër kokës mbi Dubai! Ja sa paguajnë të pasurit për t’u arratisur me avionë privatë nga Dubai

Çmimet e fluturimeve me avionë privatë për evakuimin e qytetarëve nga vendet e Gjirit Persik kanë shënuar rritje të ndjeshme, ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme vijon…

Shtëpia e Bardhë: Brenda pak ditëve do të kemi nën kontroll të plotë hapësirën ajrore të Iranit

Shtëpia e Bardhë: SHBA merr kontrollin e hapësirës ajrore të Iranit, mbi 20 anije të regjimit iranian janë goditur Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se forcat amerikane…

Pse aleatët e NATO-s po distancohen nga Iufta e SHBA-së në Iran (me përjashtim të Holandës dhe Shqipërisë)

Giuseppe Sarcina – Corriere della Sera Në takimin e djeshëm të Aleancës në Bruksel, përfaqësuesi i SHBA-së, Scott Oudkirk, kërkoi mbështetjen e partnerëve. Turqia dhe Spanja ishin…