Garda Revolucionare: Ne kontrollojmë Ngushticën e Hormuzit

Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar se ka marrë nën kontroll të plotë Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret më jetësore në botë për transportin e naftës dhe gazit natyror, duke paralajmëruar se anijet që kalojnë në këtë rrugë ujore rrezikojnë të goditen nga raketa ose dronë “të humbur”.

Sipas Agence France-Presse, zyrtari i Marinës së Gardës Revolucionare, Mohammad Akbarzadeh, deklaroi për agjencinë gjysmëzyrtare Fars News Agency se “aktualisht, Ngushtica e Hormuzit është nën kontrollin e plotë të Marinës së Republikës Islamike”.

Megjithatë, pretendimi u hodh poshtë nga pala amerikane. Admirali Brad Cooper i United States Central Command deklaroi se SHBA-të po “fundosin të gjithë marinën iraniane” dhe se deri tani janë shkatërruar 17 anije iraniane. “Për dekada, regjimi iranian ka ngacmuar transportin detar ndërkombëtar. Sot nuk ka asnjë anije iraniane në det në Gjirin Arabik, në Ngushticën e Hormuzit apo në Gjirin e Omanit”, tha ai.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Marina Amerikane mund të nisë shoqërimin e cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, nëse kjo konsiderohet e nevojshme. Ky do të ishte një nga hapat më agresivë të administratës amerikane për të frenuar rritjen e çmimeve të energjisë të shkaktuara nga lufta.

Sipas admiralit Cooper, numri i sulmeve të kryera në 24 orët e para të luftës kundër Iranit ishte pothuajse dyfishi i sulmeve “tronditëse dhe të tmerrshme” ndaj Irakut në vitin 2003. Deri më tani, janë goditur rreth 2,000 objektiva në territorin iranian.

Rreth 20% e naftës dhe gazit botëror kalon përmes Ngushticës së Hormuzit, e cila lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit. Një bllokim i mundshëm i këtij kanali do të kishte pasoja të rënda për ekonominë globale.

Gjenerali i lartë iranian, Sardar Jabari, ka deklaruar se Teherani nuk do të lejojë më “asnjë pikë nafte të largohet nga rajoni”. Tashmë, pasiguria në tregjet ndërkombëtare dhe përshkallëzimi i konfliktit mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit kanë shkaktuar rritje të çmimeve të naftës.

Ekspertët paralajmërojnë se çdo ndërprerje e trafikut në Ngushticën e Hormuzit do të ndikonte drejtpërdrejt në ekonomitë më të mëdha të botës, përfshirë Kina, India dhe Japonia, të cilat janë ndër importueset kryesore të naftës që kalon përmes këtij korridori strategjik.

Related Posts

Trump paralajmëron botën: “Kur njerëz të çmendur kanë årmë bërthamore, ndodhin gjëra shumë të këqija!”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se “kur njerëz të çmendur kanë ar*më bërthamore, ndodhin gjëra të këqija”, duke mbrojtur operacionin ushtarak amerikan kundër Iranit,…

Horoskopi ditor, e Enjte 5 Mars 2026

Dashi Në dashuri po afron një periudhë e rëndësishme, ku duhet të kuptoni ndjenjat e vërteta të partnerit/es. Gjatë kësaj kohe duhet kujdes dhe qetësi në raport…

A mund të mbërrijë një raketë e lëshuar nga Irani në Shqipëri? Ish-komandanti shpjegon dy skenarët

Distanca nga kufi i Iran-Irak, e deri në Shqipëri është 2500 km I ftuar sot në “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, ish-komandanti i forcave detare Artur Muçollari,…

Sirena alarmi: Irani dhe Hezbollah nisin sulmin e parë të koordinuar ndaj Izraelit

Irani dhe lëvizja shiite Hezbollah nisën të mërkurën breshërinë e parë të koordinuar të raketave ndaj Izraelit që nga fillimi i luftës, duke qëlluar njëkohësisht nga territori…

Presidenti i Iranit, mesazh presidentëve të vendeve fqinje

Presidenti i Iranit: Sulmet amerikano-izraelite na detyruan të vetëmbrohemi Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se sulmet ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe…

“Kosova dhe Maqedonia po evakuuojnë shtetasit e tyre në Kuvajt, ambasada jonë i ka lënë në grupe WhatsApp-i”

Një shtetase shqiptare që jeton dhe punon në Kuvajt i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një mesazh publik, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e…