Identifikohen shqiptarët rezidentë në Iran, nuk kanë kërkuar ndihmë për largim

Në ditën e gjashtë të tensioneve dhe përplasjes ushtarake mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli dhe Irani, rritet shqetësimi për shtetasit e huaj që ndodhen në territorin iranian, përfshirë edhe qytetarët shqiptarë.

Burime diplomatike bëjnë me dije se deri më tani janë identifikuar gjashtë shtetas shqiptarë rezidentë në Iran. Dy prej tyre janë gra shqiptare të martuara me shtetas iranianë.

Sipas të njëjtave burime, asnjë prej tyre nuk ka kontaktuar deri më tani autoritetet shqiptare për të kërkuar ndihmë për largimin nga vendi. Pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit në shtator të vitit 2022, shërbimet konsullore për qytetarët shqiptarë në Iran mbulohen nga Ambasada e Shqipërisë në Ankara.

Ndërkohë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka këshilluar të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Iran ose planifikojnë të udhëtojnë drejt Shqipërisë përmes Turqisë, nëpërmjet pikave kufitare tokësore Iran–Turqi, të vendosen në komunikim të menjëhershëm me Ambasadën shqiptare në Ankara.

Burime mediatike bëjnë me dije gjithashtu se disa ditë pas sulmit të SHBA ndaj Iranit në qershor të vitit 2025, autoritetet shqiptare realizuan një operacion riatdhesimi për një familje shqiptare që jetonte në Iran prej vitit 1995. Familja, e kryefamiljarit të punësuar në seksionin e gjuhës shqipe në radion shtetërore iraniane, udhëtoi fillimisht drejt Turqisë dhe më pas mbërriti në Shqipëri.

Related Posts

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Pas shumë aludimesh, fituesi i BBVIP do të jetë kryeplak i “Ferma VIP”

Ferma Vip është afër dhe së fundmi po qarkullojnë detajet e këtij reality show që këtë vit do të vijë në drejtimin e Arbana Osmanit. Thuhet se…

U shtrua me shpejtesi në spital pasi nuk u ndje mire live ne studio! Vjen lajmi i madh, ja gjëndja e Rudina Xhungës

Ka ardhur reagimi nga media ku është drejtuese Rudina Xhunga në lidhje me shëndetin e saj, ku për fat gjëndja e saj është përmirësuar. Jeni shumë që…

H0RR0R! Rrëmbehet dhe gjendet i ndarë pj*esë djaIi i biznesmenit , foto e të dashurës në Instagram i zbuloi vendndodhjen

Një histori që duket si skenar filmi kriminal po trondit rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare. Ajo që nisi si një postim romantik për Shën Valentin në Instagram…

Mjekja ndërhyri me urgjencë! Rudina Xhungës i ndodh e papritura live

Gazetarja e mirënjohur, Rudina Xhunga, ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, lidhur me rolin e grave në shoqëri dhe datat e rëndësishme 7-8…

“Je mësuar me k**** e partisë tënde”/ VIDEO, Pamjet kur Balliu përplaset fizikisht me Ballën në Kuvend

Situata në Kuvend ka degraduar në sherr dhe ofendime mes deputetëve të PS dhe mazhorancës. Gjithçka nisi teksa kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla iu drejtua…