Ndërsa bota mban frymën nga rreziku i një l ufte globale dhe sirenat e alarmit ulërijnë nëpër rrugët e Lindjes së Mesme, në Dubai po ndodh diçka sa e pashpjegueshme, aq edhe groteske. Në vend që të kërkojnë strehim, turistët po vërshojnë drejt një tjetër “emocioni”: shërbimeve të eskortave.
Sipas mediave evropiane, agjencitë e eskortave në Dubai po raportojnë një rritje pesëfish të kërkesave gjatë ditëve të sulmeve raketore. Turistët nuk po kërkojnë më thjesht shoqëri, por duan të përjetojnë kulmin e ek*sitimit pikërisht atëherë kur rreziku është më i madh.
Një nga vajzat që punon në këtë sektor e përshkruan kështu gjendjen:
“Klientët vijnë me një adrenalinë të paimagjinueshme. Ndihet sikur po përjeton s*ksin e fundit të jetës tënde dhe kjo krijon përshtypje që nuk harrohen kurrë.”
Psikologët dhe ekspertët e turizmit shpjegojnë se ky fenomen, ndonëse duket i sëmurë, vjen nga kombinimi i t*ensionit të lartë dhe nevojës për emocione ekstreme. Kur vdekja duket afër, dëshira për shfrenim shkon në nivele të paprecedenta.
Dubai njihet prej kohësh si vendi i miliarderëve dhe turistëve që kërkojnë fantazi që nuk i realizojnë dot gjetkë, por ky trend i ri i “s*ksit nën alarm” po thyen çdo rekord të mëparshëm. Autoritetet lokale, si zakonisht në raste të tilla, kanë zgjedhur të heshtin, duke lënë industrinë e shërbimeve për të rritur të lulëzojë mes kaosit.
Duket se për disa, fundi i botës është thjesht një arsye më shumë për të paguar më shtrenjtë për një natë shfrenimi.