Nami ne Lindjen e Mesme

Një natë terrori përfshiu Lindjen e Mesme, pasi Irani ndërmori një seri sulmesh me dronë dhe raketa që goditën disa vende të Gjirit Persik, ndërsa paralelisht u përshkallëzua edhe përplasja ushtarake me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Situata u tensionua edhe më tej pas deklaratave të forta tëpresidentit amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi ushtrinë iraniane të dorëzohej ose të përballej me “vdekjen”.

Natën mes alarmesh dhe shpërthimesh, dronë dhe raketa iraniane goditën disa qytete dhe instalime strategjike në rajon, përfshirë Dubain, Abu Dhabim, si dhe zona në Arabinë Saudite dhe Kuvajt.

Autoritetet në Bahrein njoftuan se një sulm ajror goditi një hotel dhe dy ndërtesa apartamentesh në kryeqytetin Manama. Sipas Ministrisë së Brendshme, nuk pati viktima, por u regjistruan dëme materiale dhe një zjarr që u vu më pas nën kontroll.

Tensionet u përhapën edhe në Katar, ku një dron iranian u drejtua drejt bazës ajrore Al Udeid Air Base, instalimi më i madh ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme. Ministria e Mbrojtjes e Katarit konfirmoi se sulmi u zmbraps dhe nuk pati dëme.

Ndërkohë në Arabinë Saudite, forcat e armatosura deklaruan se kanë kapur dhe shkatërruar tre raketa që po drejtoheshin drejt bazës ajrore Prince Sultan Air Base, ku janë të stacionuara trupa amerikane.

Si kundërpërgjigje, ushtria amerikane ndërmori operacione kundër flotës iraniane. “United States Central Command” njoftoi se forcat amerikane kanë goditur një transportues dronësh iranian, një anije e përshkruar me madhësi të ngjashme me transportuesit e avionëve të Luftës së Dytë Botërore.

Sipas deklaratës së komandës amerikane, anija është përfshirë nga flakët dhe operacionet do të vazhdojnë. “Forcat amerikane nuk do të hezitojnë të përfundojnë misionin e fundosjes së të gjithë marinës iraniane”, thuhej në deklaratë.

Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite njoftoi se ka nisur sulme të reja ajrore në shkallë të gjerë ndaj infrastrukturës së regjimit iranian në Teheran. Media shtetërore iraniane raportoi për një seri shpërthimesh në pjesët lindore dhe perëndimore të kryeqytetit.

Ndërkohë në veri të Izraelit, sirenat e alarmit u dëgjuan në disa komunitete pas një sulmi me raketa dhe artileri nga Hezbollah, lëvizja shiite libaneze e afërt me Iranin.

Grupi paralajmëroi gjithashtu banorët e qyteteve izraelite pranë kufirit që të evakuonin menjëherë zonat deri në pesë kilometra larg vijës kufitare.

Në përgjigje të sulmeve, avionët luftarakë izraelitë bombarduan gjatë natës disa zona në jug të Liban, përfshirë komunitetet Shrifa, Aita al-Shaab, Tulin, Al-Shaëana dhe Majdal Selm, si dhe fshatin Dursh në rajonin Baalbek. Deri tani nuk janë raportuar viktima.

Trump: Dorëzohuni ose do të përballeni me vdekje të sigurt!

Mes përshkallëzimit të konfliktit, Donald Trump lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj forcave iraniane gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë. Ai u bëri thirrje anëtarëve të Gardës Revolucionare, ushtrisë dhe policisë iraniane që të dorëzonin armët dhe të dezertonin.

“Pranoni imunitetin, ne do t’ju japim imunitet të plotë dhe do të jeni të sigurt. Ose do të përballeni me vdekje të sigurt. Unë nuk dua ta shoh këtë”, deklaroi ai.

Trump pretendoi gjithashtu se Irani ka kërkuar të negociojë me SHBA-në për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake, por sipas tij “është tepër vonë”.

“Na telefonojnë dhe pyesin si mund të bëjmë një marrëveshje. Unë u thashë: jeni pak vonë. Tani ne duam të luftojmë më shumë sesa ata”, tha ai.

Related Posts

E bujshme! Djali i ish Kryeministrit do te hyje ne politike! Kundershtaret ne p*nik

Pier Silvio Berlusconi do të hyjë në politikë? “Ndoshta, por varet nga ai”, ishte përgjigjja e Sekretarit kombëtar të Forza Italia-s, Antonio Tajani ku u pyet në…

E rëndë/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vr*së me th(i)kë gruan, para shkollës së fëmijëve

Një ngjarje e rëndë u shmang në Nova Siri Scalo, ku një burrë sulmoi dhe qëlloi me thikë gruan e tij përpara shkollës që frekuentojnë fëmijët e…

Myftiu i Vlorës për kopertinën e librit të Ramës: Është paraqitur Zoti me fytyrë njeriu! 0FENDlM

Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhallaku, ka reaguar publikisht në rrjetet sociale lidhur me kopertinën e librit “Në Sofrën e Hënës” të kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi…

“Përgjithmonë i Dashur, Kurrë i Harruar: Historia e Levit që Preku Zemrat e të Gjithëve”

Kanë kaluar katër vjet që kur nëna e Levit e mbajti për herë të fundit në krahë. Katër vjet që nga momenti kur i puthi faqet e…

“Pse ke hequr Keijsin nga Instagrami? Flet INA ADERI: Është shumë personale, mos më…

Ina Aderi, ish banorja e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, ishte ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel, ku ka folur për dinamikat dhe ‘dasmën’…

Gimbo u martua në BBVA, Gjesti bënë REAGIMIN E FORTE dhe që nuk pritej!

Dasma e improvizuar mes Selin Bollatit dhe DJ Gimbos në “Big Brother VIP” ka krijuar një atmosferë festive jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe në rrjet, duke…