Detaje tr*nditëse/ Vr*sja e Iliara Sulës në Itali, dëshmon sërish nëna e autorit

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë në gjyqin për vr asjen e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, pasi në seancën e fundit dëshmoi nëna e autorit të dyshuar, Mark Samson.

Ajo rrëfeu para gjykatës momentet para dhe pas krimit, duke treguar se kishte dëgjuar një debat të fortë mes djalit të saj dhe 22-vjeçares në dhomën e tij në banesën e familjes në Romë.

Sipas dëshmisë, mëngjesin e 26 marsit djali i saj kishte përgatitur dy filxhanë kafe dhe i kishte thënë se në dhomë ndodhej Ilaria. Pak më vonë, gruaja tha se dëgjoi të dy duke u grindur me zë të lartë, por nuk ndërhyri.

Më pas, kur arriti të hapte derën e dhomës, ajo deklaroi se pa djalin duke qarë dhe trupin e Ilarias të shtrirë në dysheme, me shumë gjak rreth kokës.

“E pyeta: ‘Çfarë ke bërë?’ dhe më pas më ra të fikët”, tregoi ajo para gjykatës.

Gruaja tha se djali i saj i kishte thënë se vajza e kishte tradhtuar dhe se “Ilaria kishte ikur”. Sipas saj, më pas ai kërkoi një çantë dhe një valixhe të madhe, ndërsa ajo pranoi se e kishte ndihmuar të pastronte gjakun në dhomë nga frika dhe për të mbrojtur të birin.

Prokuroria italiane akuzon Samson për vr asje me dashje si edhe për fshehje kufome. Trupi i studentes shqiptare u gjet disa ditë pas zhdukjes, i futur në një valixhe dhe i hedhur në një zonë pranë Romës.

Në seancë ishin të pranishëm edhe familjarët e viktimës, të cilët kërkojnë drejtësi për vajzën e tyre. Seanca e radhës, ku pritet të dëshmojë vetë i akuzuari, është caktuar për 17 mars.

Related Posts

E bujshme! Djali i ish Kryeministrit do te hyje ne politike! Kundershtaret ne p*nik

Pier Silvio Berlusconi do të hyjë në politikë? “Ndoshta, por varet nga ai”, ishte përgjigjja e Sekretarit kombëtar të Forza Italia-s, Antonio Tajani ku u pyet në…

E rëndë/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vr*së me th(i)kë gruan, para shkollës së fëmijëve

Një ngjarje e rëndë u shmang në Nova Siri Scalo, ku një burrë sulmoi dhe qëlloi me thikë gruan e tij përpara shkollës që frekuentojnë fëmijët e…

Myftiu i Vlorës për kopertinën e librit të Ramës: Është paraqitur Zoti me fytyrë njeriu! 0FENDlM

Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhallaku, ka reaguar publikisht në rrjetet sociale lidhur me kopertinën e librit “Në Sofrën e Hënës” të kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi…

“Përgjithmonë i Dashur, Kurrë i Harruar: Historia e Levit që Preku Zemrat e të Gjithëve”

Kanë kaluar katër vjet që kur nëna e Levit e mbajti për herë të fundit në krahë. Katër vjet që nga momenti kur i puthi faqet e…

“Pse ke hequr Keijsin nga Instagrami? Flet INA ADERI: Është shumë personale, mos më…

Ina Aderi, ish banorja e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, ishte ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel, ku ka folur për dinamikat dhe ‘dasmën’…

Gimbo u martua në BBVA, Gjesti bënë REAGIMIN E FORTE dhe që nuk pritej!

Dasma e improvizuar mes Selin Bollatit dhe DJ Gimbos në “Big Brother VIP” ka krijuar një atmosferë festive jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe në rrjet, duke…