Janë zbuluar zhvillime të reja në lidhje me operacionin e zhvilluar këtë të shtunë në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve të fundit, në pranga ka rënë edhe një efektiv policie i dyshuar për lidhje me grupin kriminal që vepronte në këtë qytet.
I arrestuari është identifikuar si Rezart Kuçi, punonjës policie, ndaj të cilit rëndojnë disa akuza, mes tyre “shpërdorim detyre”, “trafik i lëndëve narkotike” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.
Aktualisht, ai ishte shef seksioni dhe ekspert i policisë shkencore në Drejtorinë e Policisë së Kukësit.
Po ashtu, ka shërbyer edhe si zëvendës shef komisariati për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, si dhe zëvendës shef komisariati dhe njëkohësisht shef për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE