A është ende në një lidhje me Sarah Berishën? Kjo deklaratë e Dj Pm na konfuzoi pak

I ftuar në “Vibin” në Andale Media, Dj Pm foli për jetën e tij romantike, për të cilën gjithmonë është treguar shumë privat.

Pa e përmendur në asnjë moment emrin e Sarah Berishës – me të cilën krijoi një lidhje gjatë edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania” dhe deri më tani nuk kanë folur për një ndarje (pavarësisht aludimeve) – Pm pranoi edhe një herë se nuk i pëlqen ekspozimi i jetës së tij sentimentale publikisht në rrjete sociale:

“Unë jam pak më i tërhequr prej vëmendjes, [ekspozimit të] lidhjes nëpër rrjetet sociale. Nuk e preferoj shumë atë pjesë për të dalë, për të bërë… por jam shumë mirë. Në fakt jam tepër mirë.”

Nuk është e qartë nëse “tepër mirë” nënkupton “e kam një partnere dhe jam i lumtur” (dhe nëse ajo është Sarah) apo “jam beqar dhe po aq i lumtur”.

Pm theksoi gjithashtu se preferon t’i mbajë marrëdhëniet e tij private për shkak se nuk dëshiron që çdo gjë të publikohet ose të interpretohet nga njerëzit. Kur u pyet nëse preferon një lidhje private apo publike, ai u përgjigj qartë:

“Private! Në fakt, shumë private. 100% private.”

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother, Pm dhe Sarah vazhduan të shfaqeshin bashkë në evente, udhëtime dhe rrjete sociale, por gjithmonë me rezerva.

Megjithatë, gjatë muajve të fundit dhe në verë të vitit 2025 u vu re se dyshja nuk po e postonin më njëri-tjetrin, gjë që solli aludime për një ndarje.

Vlen për t’u thënë se pavarësisht këtyre spekulimeve, ata vazhdojnë të ndiqen në Instagram dhe të pëlqejnë postimet e njëri-tjetrit, gjë që lë të hapur mundësinë që marrëdhënia po vazhdon, thjesht plotësisht larg vëmendjes publike.

Ky qëndrim është në vijim të mënyrës se si Dj Pm gjithmonë ka trajtuar jetën e tij sentimentale: me rezervë dhe shfaqje minimale.

Edhe pse ai nuk konfirmoi ndonjë ndryshim konkret në statusin e marrëdhënies me Sarah Berishën, gjestet si ndjekja dhe pëlqimi i postimeve të njëri-tjetrit tregojnë një formë komunikimi mes të dyve.

Related Posts

Çaji i përgatitur nga lëkurat e qepës trajton 4 probIeme te cilat jane teper te perhapura

Nëse levozhgat e qepës i keni hedhur pasi keni gatuar, keni bërë gabim! Shtresa e jashtme e tyre është e pasur me një pigment të njohur si…

Suprizon shqiptarja e parë që po ndërton makina të bilnduara dhe dronë ushtarakë!

Ajo po thyen barriera dhe po hyn në një fushë ku deri dje dominonin vetëm gjigantët ndërkombëtarë. Shqiptarja e parë që po ndërton makina të blinduara dhe…

E bujshme! Përflitej se do i zinte vendin të atit! I ndodh e keqja djalit të Kameneit

“Pasardhësi i emëruar në Iran, djali i Khameneit, është plagosur, por duket se është ende gjallë.” Këtë e bëri të ditur sot në një postim në X…

Tragjike, 26-vjeçarja gjendet e vd*kur në ditëlindjen e saj

Komuniteti lokal në Mytilene të Greqisë është tronditur nga lajmi tragjik i humbjes së jetës të një gruaje 26-vjeçare, e cila u gjet e vdekur të shtunën…

Marsi sjell mësime të reja për secilën shenjë të horoskopit, ja çfarë thonë yjet

Çfarëdo që të ndodhë këtë muaj na ndryshon përgjithmonë, thonë yjet për këtë mars, dhe na nxisin të ecim me rrjedhën, në mënyrë që të mund ta…

Edi Rama arrestohet në 2026? Parashikimi i kobshëm, çfarë pritet të ndodhë

A do të përballet Edi Rama me pasoja të rënda ligjore në vitin 2026? Një parashikim i bujshëm, i cilësuar nga disa si “i kobshëm”, po qarkullon…