“Pasardhësi i emëruar në Iran, djali i Khameneit, është plagosur, por duket se është ende gjallë.” Këtë e bëri të ditur sot në një postim në X gazetari i medias izraelite Channel 12 dhe Ynet, Amit Segal.
Mojtaba Khamenei, djali i dytë i udhëheqësit të ndjerë suprem, Ali Khamenei, konsiderohet favorit për t’u zgjedhur si lideri i ri nga Asambleja e Ekspertëve.
Garda Revolucionare e Iranit (Pasdaranët) deklaroi ka kryer një sulm me raketa ndaj bazës ushtarake amerikane të Juffair në Bahrein. Lajmi u raportua fillimisht nga Al Jazeera.
Sipas Pasdaranëve, sulmi ishte një akt hakmarrjeje pas një sulmi të pretenduar amerikan ndaj një impianti të desalinizimit të ujit në ishullin Qeshm në Iran.
Ndërkohë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha sot se forcat e SHBA-së dhe të Izraelit gjatë ditëve të fundit kanë fundosur 42 anije luftarake iraniane dhe kanë shkatërruar një pjesë të madhe të aviacionit dhe të sistemit të komunikimeve të Republikës Islamike
Nga ana tjetër, presidenti i Iranit deklaroi se kërkesa e SHBA-ve për një dorëzim pa kushte është një “ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”. Mahsoud Pezeshkian kërkoi falje për sulmet e Iranit ndaj vendeve rajonale duke insistuar se Teherani do t’i ndalojë dhe duke thënë se ato ishin shkaktuar nga keqkomunikime brenda radhëve.
Presidenti u tha vendeve të rajonit se “nuk do të sulmojmë më” nëse edhe prej tyre respektohet e njëjta gjë.
Trump u kundërpërgjigj duke thënë se deklarata e Pezeshkian tregoi se Irani iu dorëzua vendeve të rajonit dhe kjo përbën humbjen e parë në mijëra vite. Trump kërcënon se sot do të nisë një sulm i egër ndaj pozicioneve dhe njerëzve që nuk ishin planifikuar më herët gjatë operacionit luftarak.
“Irani nuk është më ‘ngacmuesi i Lindjes së Mesme’; përkundrazi, është ‘humbësi i Lindjes së Mesme’, dhe do të mbeten të tillë për shumë dekada derisa të dorëzohen ose, më shumë gjasa, të shemben plotësisht! Sot Irani do të goditet shumë fort!”, shkroi ai.
Irani ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit është hapur, por paralajmëron se “do të godasë vetëm anijet amerikane dhe izraelite”.
Këtë mëngjes, një dron goditi aeroportin e Dubait duke shkaktuar një shpërthim pranë një terminali ku po kalonte një tren dhe rrezikoi jetën e pasagjerëve.
Ndërkohë, sulmet iraniane goditën shtetet arabe të Gjirit Persik kurse paralelisht Irani po shënjestrohej nga SHBA e Izraeli. Një avion është djegur në aeroportin Mehrabad Airport, aeroporti më i populluar në Iran dhe qendra kryesore për fluturimet e brendshme.
Zv/ministri i Jashtëm i Teheranit kërcënoi Europën: “Kush i bashkohet agresionit bëhet një objektiv i ndjeshëm.”
Ushtria izraelite ka deklaruar se ka vrarë drejtues të Hezbollahut në Liban, ndërsa OKB ka dënuar sulmet ndaj bazës së saj atje duke thënë se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE