Një ngjarje tragjike ka tronditur familjen e një 53-vjeçareje, e cila humbi jetën pasi u godit nga një kamion në vendin ku po ndërtohej banesa e saj.
Sipas familjarëve, aksidenti ndodhi në zonën ku po zhvilloheshin punimet, ndërsa viktima kishte shkuar për të parë ecurinë e ndërtimit. Vajza e saj ka rrëfyer se nëna e saj ka ndërruar jetë vetëm pak minuta pas goditjes.
“Nana ka vdek për shtatë minuta. Kamioni e ka shkelë dy herë”, është shprehur ajo, duke kërkuar drejtësi dhe zbardhje të plotë të rastit.
Familjarët thonë se ngjarja ka ndodhur në rrethana që duhet të hetohen nga institucionet kompetente, ndërsa kërkojnë përgjegjësi për atë që e konsiderojnë një humbje të rëndë dhe të padrejtë.
Autoritetet përkatëse pritet të hetojnë rrethanat e aksidentit, ndërsa familja e viktimës kërkon që rasti të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë,