Mes dhimbjes së thellë dhe lotëve, sot në Shëngjin iu dha lamtumira e fundit 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila humbi jetën pasi konsumoi fostoksinë.
Familjarë, të afërm dhe dhjetëra qytetarë morën pjesë në ceremoninë mortore për ta përcjellë në banesën e fundit të renë, rasti i së cilës ka tronditur komunitetin dhe ka ngritur shumë pikëpyetje mbi rrethanat që çuan në këtë fund tragjik.
Miqtë dhe të afërmit e së ndjerës tregojnë për një situatë të vështirë që ajo kishte përjetuar në jetën e saj personale kohët e fundit. Sipas dëshmive të tyre, marrëdhënia me ish-bashkëshortin kishte qenë e mbushur me konflikte të vazhdueshme dhe shkaku kryesor ishte nëna e 25-vjeçarit.
“Konfliktet kanë nisur sepse nëna e Eraldo Fizit futej në mesin e tyre dhe i ngatërronte me njëri-tjetrin”.
“Vjehrra e saj është një grua katile që e mbyllte në dhomë me çelës, e rrihte, e ofendonte madje edhe rrobat e saj i hidhte. Ajo është zanafilla kryesore pastaj djali, i cili thjesht dëgjonte mamanë e tij, por konflikti kryesor është e ëma”.
Familjarët, miqtë dhe të afërmit bëjnë përgjegjës ish-bashkëshortin, duke pretenduar se ai e kishte dhunuar dhe përndjekur, duke e shtyrë drejt aktit ekstrem.
Madje, tronditëse janë detajet se vajza ka patur thyerje të nofullës dhe dëmtime të shumta në fytyrë, për këtë arsye arkivoli është mbajtur i mbyllur dhe askush nuk është lejuar ta shohë.
Qytetarë që kanë njohur nga afër situatën kërkojnë që rasti të hetohet në mënyrë të plotë nga autoritetet, për të zbardhur të gjitha rrethanat që çuan në vdekjen e 25-vjeçares.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të reja zyrtare mbi këto pretendime, ndërsa ish-bashkëshorti Eraldo Fizi vijon të jetë në kërkim.
Sipas të dhënave paraprake të hetimit, i riu ishte kthyer nga jashtë vendit më 9 mars dhe dyshohet se kishte shkuar në banesën e ish-bashkëshortes në Tiranë pasi nuk e pranonte ndarjen dhe aty kanë nisur konfliktet e agravuara mes tyre,