Preken 40 000 qytetarë! ISSH miraton indeksimin e ri për pensionet, ndryshon baza e llogaritjes për ata që dalin në pension nga 2026

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka miratuar koeficientët e rinj të indeksimit që do të përdoren për përllogaritjen e pensioneve të reja në Shqipëri.

Vendimi u mor në mbledhjen e zhvilluar sot nga kryetarja e Këshillit Administrativ të ISSH.

Në këtë mbledhje u aprovua projektvendimi që përcakton indeksimin e bazës së vlerësuar për vitin 2024, e cila përdoret si referencë për llogaritjen e pensioneve.

Sipas vendimit, do të rishikohet paga mesatare mbi të cilën përllogaritet shuma fillestare mujore e pensionit për personat që plotësojnë kushtet për pension duke filluar nga data 1 janar 2026 dhe në vijim.

Koeficientët e rinj pritet të ndikojnë në rritjen e bazës së vlerësuar për rreth 40 mijë qytetarë që do të aplikojnë për pensione të reja në vitet e ardhshme.

Qëllimi i indeksimit është që pensionet e reja të reflektojnë më mirë kontributet e paguara gjatë viteve të punës dhe të harmonizohen me zhvillimet ekonomike.

Projektvendimi i miratuar nga Këshilli Administrativ i ISSH do të dërgohet për miratim përfundimtar në Këshillin e Ministrave.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore thekson se ky proces është pjesë e mekanizmave të rregullt të indeksimit të bazës së llogaritjes së pensioneve dhe synon përmirësimin e funksionimit të sistemit të sigurimeve shoqërore dhe garantimin e përfitimeve në përputhje me kontributet e qytetarëve. /skyweb.al,

Related Posts

Vendimi për Ballukun trondit Brukselin? Reagon Komisioni Europian për SPAK

Ka një reagim edhe nga Komisionit Europian pas mbajtjes së seancës në Kuvend, ku u rrëzua me 82 vota kundër kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit…

“Tiranë: 28-vjeçari merret me forcë dhe dhunohet nga tre të rinj – mes tyre dy vajza”

28-vjeçari merret me forcë dhe dhunohet në Tiranë, arrestohen tre të rinj Një 28-vjeçar dyshohet se është marrë me forcë dhe është dhunuar nga tre persona në…

U futën në det për të shpëtuar një grua që po mbytej por HUMBËN JETËN të katërt

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në bregdetin e Algarrobos në Kili, ku katër persona humbën jetën pasi u përpoqën të shpëtonin një grua që u tërhoq nga…

Varrimi i Xhuanës me arkivol të mbyllur dhe nofull të thyer: Ish-vjehrra mollë sherri mes çiftit

Mes dhimbjes së thellë dhe lotëve, sot në Shëngjin iu dha lamtumira e fundit 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila humbi jetën pasi konsumoi fostoksinë. Familjarë, të afërm…

Berisha njofton datën e protestës së radhës

Pas mbylljes së seancës plenare në Kuvend, ku me 82 vota kundër u rrëzua kërkesa e SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku, kreu i Partia Demokratike…

3 shenja të zodiakut që pritet të tërheqin fat financiar këto ditë, sipas astrologëve

Tre shenja të zodiakut duket se do të tërheqin fat financiar gjatë gjithë kësaj jave dhe zgjat deri më 15 mars, veçanërisht pas rikthimit të Jupiterit në…