“Nuk vijmë dot për shkak të situatës”

Anulohet miqësorja Shqipëri U-21-Japoni e programuar për t’u zhvilluar në Antalia të Turqisë.

Kjo është miqësorja e dytë që anulohet pas asaj me SHBA-të. Takimi do luhej në fund të këtij muaji.

FSHF kishte bërë edhe posterin e takimit, ku njoftonte se më 27 mars, në Antalia, do mbahej përballja mes dy skuadrave të futbollit.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se “është anuluar edhe ndeshja miqësore mes Japonisë U-21 dhe Shqipërisë U-21, e planifikuar për t’u zhvilluar më 27 mars në Antalia, Turqi”.

Federata Japoneze e Futbollit ka njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit se, “për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme dhe për arsye sigurie, ka vendosur të anulojë udhëtimin drejt Turqisë, duke bërë të pamundur zhvillimin e kësaj ndeshjeje miqësore”.

Pas anulimit të dy takimeve të planifikuara në Antalia, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës U-21 dhe Japonisë U-21, Federata Shqiptare e Futbollit është duke shqyrtuar mundësitë për të gjetur kundërshtarë të tjerë për Kombëtaren U-21 në të njëjtën periudhë.

FSHF njoftoi se “do të informojë në vijim për çdo zhvillim në lidhje me programin e ndeshjeve miqësore të Kombëtares U-21”.

Shkak është bërë pikërisht lufta në Lindjen e mesme dhe sulmet me dronë dhe raketa nga ana e Iranit ndaj vendeve të Gjirit, Qipros dhe deri Turqisë.

Related Posts

Zarf në BBVA/ Gimbo lexon njoftimin e “Vëllait të Madh “

Pas disa ditësh të mbushura me debate të forta, përplasje verbale dhe momente tensioni mes banorëve, atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Albania pritet të marrë…

Nuk foli për 9 vite” – Momenti kur vajza rifiton zërin gjatë dëgjimit të Kuranit, historia që po trondit rrjetin

Një histori që shumë njerëz po e quajnë një mrekulli të vërtetë ka bërë bujë të madhe në rrjete sociale dhe media. Ngjarja thuhet se ka ndodhur…

Lajm fantastik! Ata që janë prag pensioni mund “të blejnë” vite pune për pension, por kujdes, ja sa do paguani

Kush jeton në fshat dhe zotëron tokë bujqësore, mund të shlyejë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të papaguara pa kamatvonesa apo penalitete. Detyrimi vjetor për ata që banojnë…

Ngjarje e rende ku humbi jeten e reja shqiptare!

Një aksident i rëndë i ndodhur së fundmi në Itali i ka marrë jetën 34-vjeçares shqiptare, Xhulijana Guna. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga mediat vendase të…

Rogerti godet fizikisht Gimbon, pritet përjashtimi i tij? (Video)

Një incident i rëndë duket se ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke ngritur shumë pikëpyetje mbi fatin e njërit prej banorëve në lojë….

Monika Kryemadhi e mahnitur nga Sara Hoxha, ja çfarë ju bën fëmijëve kur është në Big Brother

Gjatë intervistës së saj të fundit në emisionin “Goca dhe Gra”, politikanja Monika Kryemadhi nuk është ndalur vetëm te analizat e dinamikave të “Big Brother VIP”. Ajo…