Deputetja Elisa Spiropali ka uruar “Ditën e Verës” përmes rrjeteve sociale, duke publikuar një foto ku shfaqet krah djalit të saj, Kren Spiropali, me mbishkrimin:
“Gëzuar Ditën e Verës e çdo ditë përpara.”
Spiropali është nënë e dy fëmijëve, vajzës Nalta Spiropali dhe djalit 6-vjeçar, Kren.
Së fundmi, ajo ka qenë në qendër të zhvillimeve politike pas shkarkimit të papritur nga pozicioni i ministres së Jashtme. Media kanë aluduar se shkarkimi lidhet me raportet e tensionuara me deputeten Belinda Balluku dhe edhe me kryeministrin Edi Rama.
Thuhet se gjatë mbledhjes së fundit të Kryesisë, Spiropali pati një përplasje me Ramën mbi votimin për heqjen e imunitetit të Ballukut. Për këtë arsye, ajo ishte e vetmja deputete që sfidoi vendimin e Kryesisë, duke mos marrë pjesë në votim në Parlament, ndërkohë që deputetë të tjerë, si Xhafaj dhe Gonxhe, munguan me arsye.